MENU
klinika

Renis Fejzolli

U qëllua me tre plumba, publikohet fotoja e shqiptarit në Greqi

02.02.2024 - 12:04

Është publikuar fotoja e Renis Fejzollit, i cili është qëlluar me armë zjarri në zonën e Votanikos në Athinë është nga fshati Barç, vetëm pak kilometra larg nga qyteti i Korçës.

Sipas policisë greke në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja të kalibrit 9mm.

Burime për mediat bëjnë me dije se korçari Renis Fejzolli në vitin 2019 ka qenë i arrestuar për trafik të lëndëve narkotike nga helenët.

Autorët kanë qenë në një mjet dhe kanë qëlluar në lëvizje Fejzollin, duke e lënë të plagosur rëndë.

Pista kryesore që polica greke ka përqendruar hetimin është ajo e pazareve të lëndëve narkotike.

Atentati në Athinë/ U qëllua me tre plumba, del foto e shqiptarit Renis  Fejzolli - Aktualitet