“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Viruset dhe bakteret, ku qëndron ndryshimi mes tyre?
Mjeku: Viruset dhe bakteret janë mikroorganizma përgjegjës për infeksione të fuqishme dhe që dëmtojnë trupin tonë. Dhe pse ndonjëherë është e vështirë të kuptosh se kush e shkakton një infeksion për shkak të ngjashmërisë së dy grupeve, në të vërtetë këto mikroorganizma janë shumë të ndryshëm mes tyre.
Pikërisht tani që po jetojmë një pandemi botërore për shkak të një virusi (koronavirus) është e rëndësishme të njohim më mirë se cilat janë karakteristikat që dallojnë viruset nga bakteret.
DALLIMET GJENERIKE MES VIRUSEVE DHE BAKTEREVE
Një nga ndryshimet kryesore mes viruseve dhe baktereve është se të parat janë më të dëmshme për shëndeti tonë dhe shkaktojnë gjithmonë sëmudje. Ndërsa me bakteret nuk ndodh njësoj. Ka shumë baktere që popullojnë organizmin tonë. Ky është rasti i baktereve që mbajnë në ekuilibër pehashin pH të aparatit tretës (që njihet zakonisht si flora e zorrëve)
Sidoqoftë nuk është nuk është gjithçka e bardhë apo e zezë dhe nuk është kështu gjithmonë: mungesa e kontrollit mbi popullsinë bakteriale të trupit tonë dhe të disa baktereve patogjenë mund të shkaktojë sëmundje. Përveç kësaj, falë progresit të shkencës disa virus të quajtur bakterofagë po përdoren aktualisht në trajtimin e disa sëmundjeve.
NDRYSHIMET NË NIVELIN STRUKTUROR
Ndërsa bakteret konsiderohen mikroorganizma autonomë, për shkak të kompleksitetit të tyre dhe të aftësisë së tyre të riprodhohen e të vetëmbijetojnë, për viruset nuk është kështu. Nuk është plotësisht e qartë nëse një virus jashtë një qelize komplekse arrin të mbijetojë.
Viruset nuk kanë “organet” e nevojshme për metabolizmin. Prandaj kanë nevojë për një qelize për të vepruar si “pritës” për tu riprodhuar. Për këtë arsye, ato nuk janë funksionale në vetvete dhe kanë gjithmonë nevojë për një organizëm më kompleks për të mbijetuar.
Këto dy mikroorganizma ndahen dhe në përmasa. Bakteret janë gati 100 herë më të mëdha se viruset. Kjo i bën të dukshëm në mikroskop. Ndërsa për të vëzhguar një virus nevojitet një mikroskop elektronik.
Përmasat e tyre të ndryshme reflektohen dhe në kompleksitetin e këtyre mikroorganizmave. Një bakter ka origjinën nga një mur bakterial, apo një citoplazmë e pajisur me organele brenda. Virusi është i përbërë vetëm nga një material gjenetik dhe një shtresë proteine.
SI VEPROJNE MBI TRUPIN TONE VIRUSET DHE BAKTERET
Pavarësisht nga bakteret që janë pjesë e trupit tonë, të dy mirkorganizmat mund të hyjnë në trupin tonë. Këtë e bëjnë përmes gojës, hudës, plagëve të lëkurës dhe pickimeve të insekteve
Kur hyjnë në organizëm, sistemi imunitar mund të reagojë në mënyrën e duhur, pa pasoja, ose të zhvillohen infeksione dhe sëmundje. Virusi shfaq efekte në organizmin tonë, duke dëmtuar apo vrarë qelizat që pushton me qëllimin e riprodhimit.
Bakterët nga ana e tyre konsumojnë burimet e qelizave tona dhe prodhojnë lëndë toksike. Lëndë ta tilla njihen si toksina. Ndërsa infeksionet e shkaktuara nga viruset kanë tendencën të jenë sistemike, ato bakteriale origjinojnë gjithmonë nga një vend.
Patologjia dhe simptomat që shfaqen varen nga lloji i virusit apo bakterit, nga mbrojtja imunitare dhe karakteristikat e përgjithshme të organizmit të infektuar.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.