MENU
klinika

Avioni supersonik i shtohet forcave ruse

“Mjellma e Bardhë”/ Pse është kaq speciale për Putinin?

23.02.2024 - 09:10

Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se ka fluturuar me një raketë të modernizuar Tu-160M. Sipas mediave ruse, ai po pilotonte atë aeroplan.

Më herët gjatë ditës së djeshme ai kishte mbërritur në pistën e fabrikës së avionëve “SP Gorbunova” në Kazan. Fluturimi i Putinit në aeroplan, të cilin ata e quajnë “Mjellma e bardhë”, zgjati rreth 30 minuta.

Kur u pyet për itinerarin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përgjigj se ishte një sekret ushtarak, raporton RIA Novosti.

Tu-160M është një version i modernizuar i avionit Tu-160, i destinuar për të goditur objektiva të rëndësishëm me armë bërthamore dhe konvencionale, shton Sputnik.

Është avioni më i madh supersonik në historinë e aviacionit ushtarak dhe avioni më i rëndë luftarak në botë.

The White Swan: Russia's Deadly Supersonic Bomber

Kjo nuk është hera e parë që udhëheqësi i Rusisë merr drejtimin pasi ai tashmë fluturoi në gusht 2005 me bombarduesin “Tu-160”, pra versionin e tij të mëparshëm përpara se të modernizohej. Putin, si president në detyrë, fluturoi nga Krasnodar në Çeçeni me një Su-27 në mars 2000 dhe u kthye në të njëjtën mënyrë. Presidenti i Rusisë falënderoi kreun e Tatarstanit, Rustam Minikhanov, për ndihmën e tij në organizimin e “Lojërave të së ardhmes” në Kazan, duke theksuar nivelin e lartë të organizimit të ngjarjes ndërkombëtare. “Është bërë në një nivel shumë të lartë.

Epo, si zakonisht në Tatarstan, ju e dini se si bëhet”, tha Putin.

Putin theksoi se “Lojërat e së Ardhmes” nuk janë një ngjarje në nivel republikan apo kombëtar, por në nivel ndërkombëtar.

“Lojërat e së ardhmes” u hapën zyrtarisht mbrëmë në Kazan në prani të zyrtarëve të shumtë, mes të cilëve edhe presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik.

“Përpjekje për të ruajtur një balancë delikate politike“

VOA: Netanyahu takime të veçanta me Biden, Harris dhe Trump

Analiza nga DW/ Foli shumë pak për Donald Trump

Pse Scholz mendon se Kamala Harris mund të fitojë në SHBA

“Izolimi i Kinës” nga bota

Si e mbylli Xi Jinping vendin?