MENU
klinika

Vijon kaosi në PD

Xhaferraj kundër Bardhit: Takimi dje nuk ishte bashkim, duhet lidership i ri

13.02.2024 - 21:28

Gazment Bardhi dhe Flamur Noka e konsideruan të mbyllur kapitullin e bashkimit me rikthimin e deputeteve në seli.

Të mërkurën bashkë të dy udhëtojnë drejt Malësisë së Madhe për t’i përcjellë bazës mesazhin që janë bashkuar. Por, në sytë e Ferdinand Xhaferaj që mungoi në apelin e demokratëve, mbledhja ne seli nuk konsiderohet bashkim.

“Do thoja që ishte takim normal i grupit parlamentar të PD. Ky takim i djeshëm mbart simbolikën që u bë në zyrat e PD, që nuk është pronë private e askujt, por është shtëpia e gjithë demokratëve. Një takim që u fol për protestën e 20 shkurtit, dhe këtu fillon dhe mbaron gjithçka“-shprehet Xhaferraj.

Por, si realizohet bashkimi i demokratëve? Ferdinand Xhaferi është i mendimit që ai vjen përmes një platforme dhe lidershipi të ri.

“Nëse bashkim nga pikëpamja metaforike do e quajmë bashkim rreth ballkonit dhe këtu s’ka asgjë te keqe, pozitive është, por unë bashkimin e konceptoj të tille, bashkim rreth lidershipit të ri, bashkim rreth një platforme të re ku edhe ballkoni, e përdor në mënyrë metaforike mund të ketë një rol te rëndësishëm për të luajtur”, tha ai.

Rolet sipas vlerësimit të deputetit demokrat duhet te janë të ndara. Xheferaj i qëndron mendimit që Sali Berisha duhet të bëjë një hap pas, pasi ai nuk mund ta udhëheqë Partinë Demokratike drejt fitores.

“Nuk e them që nuk njoh, Deri sa sa unë kam thënë dhe them që zoti Berisha duhet të bëjë një hap prapa kuptohet qe e njoh por jo në pozicionin… pra përcaktimi qe duhet te beje një hap pas tregon shume. Pra mund të jetë lidershipi i faktorit me te madh opozitar, por nuk është lidershipi qe e çon te djathtën në fitoren e zgjedhjeve”, tha deputeti për “Top Channel”.

Ferdinand Xhaferaj konfirmon prezencën në protestën e 20 shkurtit, megjithëse e konsideron si lëvizje të domosdoshme, por të pamjaftueshme për të ndryshuar situatën ku ndodhet vendi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN