Presidenti i Ukrainës, Zelensky paralajmëroi nga Shqipëria se vendet balltike dhe vendet e Ballkanit janë më të rrezikuara nga destabilizimi rus.
Presidenti ukrainas, u shpreh nder të tjera se ‘Rusia del në përfundime për gabimet që ka bërë në Ukrainë dhe për rrjedhojë do të destabilizojë përmes këtyre pauzave’.
Zelensky u shpreh se për të destabilizuar Putini do të përdore taktika të reja duke përdorur vende të vogla.
“Sa i përket këshillës fakti që jemi këtu sot në një tryezë, të gjithë së bashku kemi shembuj historik dhe mendoj që kemi një shembull të mirë që kemi ardhur dhe jemi bashkë. Është një rrugë për tu mbrojtur. Unë mendoj se ajo që po ndodh është shembulli i duhur. Ndoshta nuk është e thjeshtë për ata që janë ulur rreth një tryeze.
Ne nuk i kushtojmë vëmendje provokimeve, sepse provokimet vetëm përçajnë
Shtetet e Ballkanit sot janë bashkë. Rusia do bëjë gjithçka për të destabilizuar.
Sot nuk duhet të bëjmë pauza, sepse Rusia nuk do të ndalet. Rusia del në përfundime për gabimet që ka bërë në Ukrainë dhe për rrjedhojë do të destabilizojë përmes këtyre pauzave.
Do të përdore taktika të tjera. Do ushtrojë ndikim në ato vende të vogla. Vendet balltike janë në kërcenin, vendet e Ballkanit ku Bashkimi Sovjetik ka qenë i pranishëm”, tha Zelensky.