MENU
klinika

Shkaqet

Zjarr në një pallat në Korçë, rrezikon jetën një grua e sëmurë

03.02.2024 - 11:15

Një banesë në katin e parë të një pallati në Korçë, është përfshihet nga flakët mëngjesin e sotëm në afërsi të zonës të quajtur “Ura e Fajancës”.

Mësohet se brenda në banesë ka qenë një grua 64-vjeçare, e sëmurë e cila u asfiksua nga tyre dhe është nxjerrë menjëherë jashtë.

Ende nuk dihen rrethanat sesi ka nisur zjarri ndërsa mësohet se zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për të shuar flakët.

Edhe policia me forca të shtuara bëri të mundur largimin e të gjithë njerëzve që ndodheshin brenda pallatit ku ra zjarri.

“Më datë 03.02.2024, rreth orës 07:30, në lagjen nr.8, Korçë, ka rënë zjarr në banesen e shtetases R. E., rreth 64 vjeçe, e cila u asfiksua nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore”, njoftoi policia.