Pavarësisht nëse flisni ose jo me prindërit tuaj, keni ndërtuar kufij të fortë emocionalë për të mbrojtur veten nga vëllezërit dhe motrat, të rriturit në një familje toksike do të lërë shenja në personalitetin dhe zhvillimin tuaj me kalimin e kohës.
Një valë efektesh anësore negative mund t’ju ndjekin gjithë jetën, edhe pasi jeni larguar nga familja apo keni ndërprerë komunikimin me ta.
Ekspertët tregojnë shumë mënyra sesi rritja në një familje toksike mund të ndikojë tek ju më vonë.
#1 Mund të keni ankth
Fëmijët e familjeve toksike janë të prirur të preken nga ankthi. Një studim i vitit 2024 i botuar në Journal of Affective Disorders zbuloi se të kesh një prind toksik shpesh çon në zhvillimin e ankthit dhe depresionit në moshë madhore.
#2 Përsërisni modele toksike në jetë
Jeta mund të jetë shumë më e lehtë kur rriteni me modele pozitive dhe shembuj të shëndetshëm, por kur nuk është kështu, atëherë ju mund të përballeni me sprova. Mendoni për marrëdhëniet e tensionuara, humbjen e vendit të punës, problemet financiare etj. Pasiguritë do i bëjnë më të vështira gjetjet e zgjidhjeve për ju.
#3 Nuk e dini se kush jeni
Rritja në një familje toksike mund të shkatërrojë ndjenjën tuaj për veten. Ndërsa rriteni, mund të mos e dini se çfarë lloj pune ju tërheq, nëse doni të martoheni, çfarë të bëni në kohën tuaj të lirë, etj. Kjo krijon një ndjenjë zbrazëtie brenda jush sikur nuk e njihni vërtet veten.
#4 Keni probleme në ndërveprimin me të tjerët
Si një fëmijë i një familjeje toksike, ju mund të keni vështirësi t’i lini të tjerët të afrohen me ju, edhe kur vërtet dëshironi të krijoni marrëdhënie më të thella. Qëllimi është të shmangni ndjenjat e frikës dhe cenueshmërisë.
#5 Ju bini në dashuri me njerëz toksikë
Fëmijët e familjeve toksike shpesh rriten për të përsëritur të njëjtin cikël. Ju mund të tërhiqeni nga partnerë jofunksionalë, ose miq që nuk kanë interesa të mira. Ndërsa, mund të dalloni tiparet e tyre negative, ju mund të ndiheni të pafuqishëm për t’i ndryshuar dhe zgjidhni të bëheni palë me ta.
#6 E keni të vështirë t’i besoni realitetit
Fëmijët që rriten nga prindër toksikë shohin se përvoja e tyre e realitetit dhe përvoja e prindërve të tyre është e ndryshme, ndaj duke qenë se i keni kaluar në lëkurë, sprovat dhe debatet, ju e keni të vështirë t’i besoni realitetit.
#7 Keni frikë nga braktisja
Këta persona jetojnë me ndjenjën e frikës nga braktisja gjatë gjithë kohës, sepse janë rritur me një frymë të tillë edhe në familjen e tyre. Ndjenja e braktisjes reale ose e imagjinuar shkaktohet nga të jetuarit në një dinamikë familjare jo e qëndrueshme ose jo e besueshme.
#8 Ndiheni sikur keni dështuar
Familjet toksike mund të krijojnë ndjenja vetëvlerësimi të ulët. Megjithëse asnjë mjedis familjar nuk është i përsosur, ata që rriten në një familje ku sjelljet toksike janë normë priren të vuajnë jashtëzakonisht nga ndjenja e vetëvlerësimit të ulët, pra ndihen si dështakë.
#9 Ju nuk mund t’i rregulloni emocionet tuaja
Nëse jeni rritur rreth kaosit dhe dramës, me siguri keni zhvilluar mekanizma të përballjes sepse keni parë skena dhune, ngritje zëri etj. Personat që rriten në një ambient të tillë priren që të përjetojnë çrregullime emocionale me kalimin e viteve, sepse ata nuk kanë të zhvilluara mekanizmat e zgjidhjes dhe menaxhimit të konflikteve.
#10 Bëheni më elastikë
Nëse ju është dashur të kujdeseni për prindërit ose motrat dhe vëllezërit, atëherë mund të jeni më elastik ose të vetëdijshëm sesi të kapërceni diversitetin. Nëse keni qenë dëshmitarë të situatave toksike, atëherë mund të keni ndjeshmëri shtesë për të tjerët, ose një dëshirë më të fortë për ta mbajtur jetën tuaj sa më paqësore.