“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A duhet të mjekohet Hipertensioni Arterial tek të moshuarit?
Mjeku: Mbi moshën 65 vjeç Hipertensioni Arterial (HTA) haset ne 60 % të njerëzve. Me kalimin e viteve ndodh një rritje e TA dhe sidomos e TA sistolik dhe kjo vazhdon deri në moshën 75-80 vjeç. TA diastolik rritet edhe ai, por deri në 50-60 vjeç dhe më pas fillon e ulet gjë që çon në rritjen e diferences midis TA sistolik dhe TA diastolik.
Kjo diferencë në mjekësi njihet me emrin “presioni i pulsit”. Sa më i madh të jetë në nje njeri presioni e pulsit aq më shumë rrezikohet njeriu për komplikacione kardiovaskulare. Madje presioni i pulsit është me i rrezikshem se vetë TA sistolik.
Në të vertetë ky nuk është nje proces normal fiziologjik, por ndodh si pasojë e zhvillimit te ngurtesisë arteriale (arterial stiffness) si edhe nga ndryshimet që ndodhin në kompliancen e arterieve. Këto ndryshime në kohën e sotme i dedikohen mënyrës se të jetuarit që bejne njerezit e kohes sonë, sepse në kohërat e lashta në shoqëritë primitive kjo gjë nuk vihej re, pra nuk ndodhte. Kjo gjë tregon që HTA në moshën e tretë nuk është thjesht si pasojë e moshës.
Veç asaj tek personat e moshuar , zhvillimi i shumë sëmundjeve te tjera bashkëshoqëruese siç janë sëmundjet e veshkave, çrregullimet e yndyrnave , dhe diabeti, luajne një rol shumë të rëndesishem në ndryshimet progressive të TA.
Studimet kane treguar që prevalenca e HTA në subjektet e moshuar ka arritur në botë nivelet me te larta deri ne fillim te viteve 2000 dhe qe atehere ka qene e qendrueshme si prevalence. Duke qene qe , nivelet e rritura te TA shoqërohen gjithmonë me rritjen e riskut për sëmundje kardio-vaskulare, është verejtur që tek te moshuarit ka një rritje te numrit te insulteve cerebrale, të insuficiences kardiake, të sëmundjeve koronare, të sëmundjeve të arterieve periferike, të semundjeve të veshkave dhe të demences.
Sot ka deshmi të forta që HTA tek të moshuarit duhet trajtuar dhe kjo gjë është thënë e stërthenë në shumë udhërrëfyes të shoqatave te ndryshme te Hipertensionit e të Kardiologjisë . Në një studim të viteve te fundit (SPRINT Trial) që mbahet si nga me të rëndesishmit e këtyre kohëve , u konfirmua se nga ulja e TA në pacientet hypertensive mbi 75 vjeç ka dobi e përfitime te konsiderueshme në shume drejtime. Madje është parë që ka përmiresime edhe në funksionet konjitive (funksionet njohese) dhe në lezionet e lendës së bardhë të trurit.
Kështu, në mënyrë që të parandalohen dëmtimet e organeve të trupit nga HTA, pacientët duhet që tërë jetën të marrin mjekimet me medikamente kundër HTA, por edhe të ndryshojnë mënyrën e të jetuarit e të ngrënit.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.