Arben Taravari është një nga kandidatët për President në Maqedoninë e Veriut. Ai ishte i ftuar në emisionin “Opinion” ku u pyet nëse kandidimi i tij ka ardhur edhe si shtysë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Taravari pranoi që Kurti e ka inkurajuar në takimin e Prishtinës që zhvilloi në fund të Janarit, por edhe më herët. Po ashtu, Taravari u shpreh se ka marrëdhënie të mira edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Blendi Fevziu: A është kandidimi juaj edhe një shtysë e kryeministrit të Kosovës, Kurti?
Arben Taravari: Jo ne kemi raporte të shkëlqyeshme edhe me kryeministrin Kurti dhe me kryeministrin Rama. Kemi konsideratë të jashtëzakonshme ndaj të dy kryeministrave shqiptarë. Është e vërtetë që më ka inkurajuar…
Blendi Fevziu: Flisni për takimin e Prishtinës apo më herët?
Arben Taravari: Edhe më herët, por më shumë në takimin e Prishtinës. Edhe në takimin që e kishim së bashku zoti Rama, zoti Kurti dhe unë në Shkup diku nga fundi i janarit.
Kujtojmë se në zgjedhjet për President në RMV, kandidon edhe një tjetër shqiptar, Bujar Osmani në radhët e BDI-së.