MENU
klinika

Emrat

Aksidenti në Tepelenë, kush janë tre nga viktimat

18.03.2024 - 10:50

Një aksident tragjik u mori jetën 4 personave në Tepelenë. Mes viktimave, ishte edhe çifti i bashkëshortëve, Lavdosh dhe Lefteri Begaj.

Mes viktimave ishte edhe i riu, Riza Rrapaj. Ky i fundit ishte drejtuesi i mjetit tip Benz, i cili po lëvizte me shpejtësi dhe u përplas me dy makinat e tjera.

Riza Rrapaj bashkë me tre personat që po udhëtonin në mjetin tip Toyota humbën jetën, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.