MENU
klinika

Paralajmërimi

Analisti: Serbia po përgatit një tjetër sulm si ai i Banjskës

06.03.2024 - 13:02

Analisti Ben Andoni ka paralajmëruar se Serbia mund të bëjë prap sulme në Kosovë.

Ai tha se ndërkohë që Rusia kërkon destabilizimine rajonit tonë, problemi më i madh për Kosovën është se edhe pa e krijuar asosacionin po përballen me shqetësime reale.

Sipas Andonit, shumë personazhe janë infiltruar në strukturat e brendshme në pritje të urdhrave nga Beogradi, ata sipas analistit mund të bëjnë sulme të ngjashme si ai i Banjskës, por jo në të njëjtin vend.

“Rusia do të zhvendosë vëmendjen nga hapësira e saj, por ndërkohë do të hapë disa fronte në të njëjtën kohë. E para është pjesëmarrja në Interpol. unë besoj se edhe ajo nga ana e saj do të bëjë lëshime, sepse Interpoli ka një listë të tërë dhe nuk i kushton asgjë që edhe ata të japin njerëz të cilët mund të fshihen në Rusi.

Ndërkohë do të fashisë shumë atë që të gjithë po presin në Bosnjë Hercegovinë e mbi të gjitha ngjarjet në Kosovë. Duket hapur se të paktën jo thjeshtë njerëz profesionist, por individë të ndryshme shikojnë problematikë dhe po mendojnë masa reale se si të përballin aksionin tjetër që do të bëjnë serbët. Unë shpresoj që të mbetet në tentativë por nuk e besoj. Kur them aksion tjetër, mendoj se do jetë i ngjashëm me Banjskën. Diçka hibride, jo prapë në të njëjtin vend”, tha Andoni për Euronews Albania.