MENU
klinika

Ja çfarë dihet për to

Anijet robotike që lundrojnë pa njeri në bord, së shpjeti do të bëhen realitet!

09.03.2024 - 08:24

Anija oqeanike pa asnjë njeri në bord po vjen më shpejt se sa mendoni. Në pamje të parë duket si çdo anije tjetër. Megjithatë, kur shikoni më afër mund ta vëreni teknologjinë e lartë të instaluar brenda saj ku përfshihen kamera, mikrofonë, radarë, GPS dhe të gjitha llojet e komunikimeve satelitore.

“Ne kemi shtuar shumë pajisje dhe e kemi projektuar atë për të qenë ajo që ne e quajmë robotike”,-tha Colin Field, kreu i sistemeve në distancë në kompaninë US-UK Ocean Infinity (OI). Pamjet e shpërndara së fundmi shfaqin anijen 78 metra të gjatë me vetëm 16 persona në bord e cila është pjesë e flotës “Armada”, një flotë me 23 anije. Ndërkaq, në Belgjikë dhe Japoni ka anije që lundrojnë në mënyrë autonome midis destinacioneve të ndryshme. Përparësitë e këtyre mjeteve janë të dukshme.

Me më pak njerëz në bord, ato mund të jenë më të vogla në madhësi, që do të thotë se kërkojnë më pak karburant. Si do të ndryshojnë këto teknologji natyrën e punës? A mund të krijojnë lloje të reja pune? Sa të sigurta janë sistemet që po zhvillohen dhe a mund të mbrohen nga sulmet kibernetike? Aktualisht me çështjet që lidhen me anijet autonome në det po përballet Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO). Bëhet e ditur se në përkrahje të këtij lloj transporti është edhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.