MENU
klinika

"Kam frikë të hap televizorin se më del ti duke qarë"

Arbër Hajdari ia thotë “troç” Romeos: Po viktimizohesh!

27.03.2024 - 13:11

Opinionisti i “Big Brother VIP”, Arber Hajdari gjatë primet të mbrëmjes së djeshme ka komentuar lojën e Romeo Veshaj në këtë shtëpi, si dhe ndarjen nga Heidi Baçi.

Ai tha se aktori që në momentin që ka hyrë në këtë shtëpi është viktimizuar, duke harruar qëllimin për të cilin është bërë pjesë e këtij reality shoë, megjithëse Romeo u shpreh se është shumë i ndjeshëm dhe nuk po viktimizohet.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Doja ta jetoja dhe një herë periudhën kur qeshja me të, kur luaja, kur flija gjumë në drekë. Kanë ndodhur shumë situata dhe dita ditës këtu bëhet më e vështirë.

Heidi: Nuk di çfarë të bëj. Isha e vendosur në fakt që të mos i afrohesha, por dje e pashë shumë keq dhe prapë ju afrova. Dhe unë e dua të lumtur. Por nuk kam si ta ndihmoj. I është thyer besimi për disa gjëra të miat. Ndodhi ndarja dhe unë po mundohem të respektoj hapësirën. Ai është i fiksuar se unë dua ta godas.

Arbër Hajdari: Jam shumë i bezdisur nga kjo histori. E shoh një viktimizim, më ka zënë frika mos hap televizionin se shoh Romeon duke qarë në ndonjë cep. Ka harruar fare lojën, bën këto kartat e viktimizimit që është vetëm… ndodhemi sërish në prime duke diskutuar për një çift që as vetë nuk e dinë pse janë ndarë.

Romeo: Njerëz të ndryshëm ndjejnë dhe reagojnë ndryshe

Arbër Hajdari: Nuk të besoj, viktimizimin tënd

Romeo: Është ndjesi

Arbër Hajdari: Më bezdis se mendoj se po luan kartën e viktimizimit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN