MENU
klinika

Sa vite burg do dënohet nëse shpallet fajtor

Arrestimi i Jorgo Goros/ “Kathimerini”: U denoncua nga Fredi Beleri!

24.03.2024 - 13:40

Arrestimi i kryetarit në detyrë të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ka marrë vëmendjen edhe të mediave greke.

“Kathimerini” shkruan në një artikull të saj se ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre “për krijimin e dokumenteve të rreme për të marrë tokë qeveritare për një ish-deputet i cili planifikoi të ndërtonte një resort turistik privat atje”.

“Një tjetër person u arrestua dhe tre zyrtarë të tjerë të bashkisë Himare dhe Vlorë u vendosën në arrest shtëpie. Të pestët përballen me deri në shtatë vjet burg nëse shpallen fajtorë. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Goro apo avokati i tij të shtunën”, shkruan Kathimerini, e cila thekson se “Goro ishte akuzuar nga politikani i burgosur Fredi Beleri se kishte prodhuar dokumente të rreme në lidhje me pronën prej 5512 metrash katrorë për resortin”.