MENU
klinika

Refuzoi të paguante 10 mln lekë për dosjen

Beqaj del pas 7 orësh nga SPAK: Lexuam vetëm 15 nga 700 fashikuj!

28.03.2024 - 19:08

h-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj doli pas gati shtatë orësh në ambientet e SPAK, ku prokurorët i vunë në dispozicion dosjen, në një dhomë të posaçme, pasi ai pasi refuzoi të paguajë tarifën e akteve.

Nga 700 fashikuj të dosjes hetimore, Beqaj deklaroi para mediave se kanë arritur që të lexojnë vetëm 15 fashikuj në ditën e sotme dhe ai ka kohë vetëm 10 ditë për ta lexuar komplet dosjen.

Ai shtoi se nuk mund të paguaj 10 mln lekë të vjetra për dosjen, pasi është sipas tij një shifër tepër e larët për një USB!

Kemi bërë njohjen me dosjen, ju e dini që është 700 fashikujt, sot arritëm të shohim 15 fashikuj. Ligji lejon vetëm 10 ditë për këtë proces. Kemi bërë kërkesa për veprime shtesë hetimore dhe që unë të jap deklarimet e mia dhe të pyetem sërish për atë dosje.

Në këtë fazë kam pajtuar një avokat dhe deri në fund të gjyqit i përballon zyra e avokatisë dhe në fund bën faturat për mua, tarifat janë publike në këtë rast janë jo të vogla, secili prej nesh se jemi 9 veta në proces, për të marrë një USB, secili prej nesh duhet të paguajë 10 milionë lekë”, tha ai