MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë sëmundjesh e shkaktojnë bardhësinë e gjuhës?

01.03.2024 - 11:44

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë sëmundjesh e shkaktojnë bardhësinë e gjuhës?

Mjeku: A e dini se gjuha është një nga muskujt më të fortë në trup? Sipas mjeksisë holistike, gjuha luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin dhe trajtimin e kushteve shëndetësore. Për këtë arsye, gjuha e bardhë mund të shihet si një shenjë paralajmëruese e një problemi të mundshëm shëndetësor, si myku oral ose higjiena e dobët orale etj. Një gjuhë e shëndetshme është rozë.

Gjuha e bardhë mund të shkaktohet nga faktorët e mëposhtëm:

dehidratim
higjiena e dobët e gojës
sëmundje ose infeksion
goje e thate
ethe
reagimi ndaj medikamenteve të caktuara, duke përfshirë antibiotikët ose steroidet
Infeksion maja candida
pirja e duhanit ose përdorimi i duhanit
përdorimi i alkoolit
sëmundje të zemrës
mund te jete simptoma e streptokokut
mund te jete nje infeksion bakterial
sifiliz ose semundje autoimune
Veshja e gjuhës ne te bardhe tregon edhe probleme me stomakun
Hulumtimet e publikuara në BMC Complementary and Alternative Medicine sugjerojnë se veshja e gjuhës shkaktohet nga proceset e një semundshmerie e shpretkës dhe stomakut.

Një shtresë e bardhë e trashë në anën e pasme ose në qendër të gjuhës mund të jetë një shenjë e një sistemi tretës të mbingarkuar. Kjo mund të shkaktohet nga një çekuilibër i baktereve të mira në zorrë, mangësitë ushqyese dhe stresi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga flokët e thatë tek buzët e çara

6 shenjat që tregojnë se po ushqeheni keq!