MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë ndryshimet që pëson zemra me moshën?

02.03.2024 - 08:36

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë ndryshimet që pëson zemra me moshën?

Mjeku: Vetë zemra është një sistem përçimi që kontrollon rrahjet e zemrës. Disa rrugë përçuese të këtij sistemi mund të zhvillojnë fibrozë indore apo depozitime yndyrore dhe humbje qelizore. Të gjitha këto ndryshime çojnë në ulje graduale të frekuencës kardiake. Me moshën ka një rritje graduale të madhësisë së zemrës, sidomos ventrikulit të majtë, gjë e cila çon drejt ngadalësimit të mbushjes kardiake. Shpesh tek të moshuarit janë të pranishme aritmitë dhe sidomos fibrilacioni ventrikular. Ndryshimet normale të zemrës përfshijnë depozitim të pigmenteve të moshës në qelizat kardiake, gjë që çon në një degjenerim gradual të qelizave kardiake. Edhe valvulat e zemrës me kalimin e moshës trashen dhe janë më rigide dhe tek të moshuarit janë të shpeshta dëgjimi i zhurmave kardiake.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN