MENU
klinika

Nga SHBA tek Danimarka

Cilat shtete e kanë ndaluar TikTok dhe pse?

19.03.2024 - 08:48

Shumë vende janë të shqetësuara për sigurinë e TikTok dhe lidhjet e kësaj platforme me Kinën. Shtetet e Bashkuara janë të fundit që po nxisin një ndalim.

Australia është bërë vendi më i fundit që ndalon TikTok nga pajisjet e qeverisë federale, pasi shqetësimet u rritën mbi privatësinë dhe sigurinë e aplikacionit me pronësi kineze.
Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania dhe Zelanda e Re – të cilat formojnë bashkë me Australinë të ashtuquajturit partnerë të shkëmbimit të inteligjencës “Five Eyes” – kanë ndërmarrë të gjitha, hapa të ngjashëm kundër TikTok javët e fundit.

Ekspertët kanë frikë se informacioni delikat mund të ekspozohet kur aplikacioni shkarkohet, veçanërisht në pajisjet qeveritare.

TikTok i kundërshton akuzat se mbledh më shumë të dhëna të përdoruesve sesa kompanitë e tjera të mediave sociale dhe i ka quajtur ndalimet “keqinformim”, duke thënë se ato ishin vendosur “pa diskutime apo prova”.

TikTok është në pronësi të kompanisë kineze të teknologjisë Bytedance, por ajo këmbëngul se drejtohet në mënyrë të pavarur dhe nuk i ndan informacionet me qeverinë kineze. Aktualisht është duke kryer një projekt për të ruajtur të dhënat e përdoruesve të SHBA-së në Teksas, që do të thotë se do t’i largojë ato nga Kina.

Megjithatë, shumë vende mbeten të kujdesshme në lidhje me platformën dhe lidhjet e saj me Kinën. Kompanitë e teknologjisë perëndimore, duke përfshirë Airbnb, Yahoo dhe LinkedIn, janë larguar gjithashtu nga Kina ose po i zvogëlojnë operacionet atje për shkak të ligjit të rreptë të privatësisë së Pekinit, i cili specifikon se si kompanitë mund të mbledhin dhe ruajnë të dhëna.

Këtu janë vendet dhe rajonet që kanë shpallur ose kanë filluar tashmë ndalime të pjesshme apo totale të aplikacionit.

Australia
Më 4 prill 2023, Australia e ndaloi TikTok nga të gjitha pajisjet në pronësi të qeverisë federale për shkak të shqetësimeve mbi sigurnsë. Një njoftim i lëshuar nga Departamenti i Prokurorit të Përgjithshëm tha se TikTok paraqet rreziqe sigurie dhe privatësie. Prokurori i Përgjithshëm Mark Dreyfus tha në një deklaratë se bazuar në këshillat e agjencive të inteligjencës dhe sigurisë, ndalimi do të hyjë në fuqi “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Estonia
Në fund të marsit, Ministri në largim i IT dhei Tregtisë së Jashtme të Estonisë, Kristjan Järvan, i tha një gazete lokale se TikTok do të ndalohet nga telefonat inteligjentë të lëshuar nga shteti për zyrtarët publikë. Megjithatë, duke folur për Eesti Pwevaleht, ministri shtoi: “Nëse një zyrtar publik përdor telefonin e tij privat gjatë punës, ne nuk do ta shqyrtojmë atë”.

Mbretëria e Bashkuar
Më 16 mars, Oliver Doëden, Sekretari i Shtetit i Mbretërisë së Bashkuar në zyrën e kabinetit, njoftoi në një deklaratë për Dhomën e Komunave të Mbretërisë së Bashkuar një ndalim të menjëhershëm të aplikacionit në pajisjet zyrtare të qeverisë. “Kjo është një masë paraprake. Ne e dimë se tashmë ka përdorim të kufizuar të TikTok në të gjithë qeverinë, por është gjithashtu higjienë e mirë kibernetike,” tha ministri në fjalimin e tij para deputetëve. Ndalimi bazohet në një raport të Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Mbretërisë së Bashkuar, e cila zbuloi se “mund të ketë një rrezik rreth mënyrës sesi hyhet në të dhënat e ndjeshme të qeverisë dhe përdoren nga platforma të caktuara”.

Institucionet e BE-së
Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së, tre organet kryesore të BE-së, të gjithë kanë ndaluar TikTok në pajisjet e stafit, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kibernetike. Ndalimi i Parlamentit Evropian hyn në fuqi më 20 mars. Ai gjithashtu “rekomandoi fuqishëm” që anëtarët e parlamentit dhe stafi të heqin aplikacionin edhe nga pajisjet e tyre personale.

Franca
Më 24 mars, qeveria franceze ndalon instalimin dhe përdorimin e aplikacioneve “rekreative” si TikTok, Netflix dhe Instagram në telefonat e punës të 2.5 milionë nëpunësve civilë. Ndalimi, i cili u njoftua me një udhëzim “detyrues”, ka hyrë menjëherë në fuqi dhe nuk vlen për telefonat personalë të punonjësve të shtetit. Franca është vendi i parë që rrit përpjekjet për të ndaluar gjithashtu aplikacione të tjera “rekreative” si Netflix në pajisjet qeveritare.

Holanda

Ministria e Brendshme holandeze e ka shkurajuar, përdorimin e të gjitha aplikacioneve nga “vendet me një program kibernetik agresiv që vë në shënjestër interesat e Holandës apo të hoandezëve” në telefonat e shpërndarë nga qeveria. Ajo nuk e identifikoi TikTok me emër, por këshilla pasoi një vlerësim nga agjencia kombëtare e inteligjencës AIVD që paralajmëroi se aplikacionet nga vende si Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani mbartnin “një rrezik të shtuar të spiunazhit”.

“Qeveria qendrore duhet të jetë në gjendje të bëjë punën e saj në mënyrë të sigurt, duke përfshirë edhe atë nëpërmjet pajisjeve të saj celulare,” tha Alexandra van Huffelen, ministrja holandeze për dixhitalizimin më 21 mars.

Përfundimisht, qeveria dëshiron që të gjithë telefonat e biznesit të nëpunësve civilë të konfigurohen në mënyrë që të mund të instalohen dhe përdoren vetëm aplikacionet, programet kompjuterike ose veçoritë që janë autorizuar më parë.

Norvegjia

Më 23 mars 2023, parlamenti norvegjez e ndaloi Tiktok nga pajisjet e punës, pasi Ministria e Drejtësisë e vendit paralajmëroi se aplikacioni nuk duhet të instalohet në telefonat e lëshuar për punonjësit e qeverisë.

Ministrja e Drejtësisë Emilie Enger Mehl tha në një deklaratë se “në vlerësimet e tyre të rrezikut … shërbimet e inteligjencës norvegjeze veçojnë Rusinë dhe Kinën si faktorët kryesorë të rrezikut për interesat e sigurisë së Norvegjisë”. Ajo shtoi se “ata veçojnë gjithashtu mediat sociale si një forum të favorizuar nga aktorë potencialisht të rrezikshëm dhe të tjerë që duan të ndikojnë tek ne me keqinformata dhe lajme të rreme”.

Nëpunësit civilë mund të përdorin akoma TikTok nëse është e nevojshme për arsye profesionale, por vetëm në pajisje që nuk janë të lidhura me rrjetin e qeverisë, tha ministria.

Kryeqyteti i Norvegjisë Oslo dhe qyteti i saj i dytë më i madh, Bergen, u kanë kërkuar gjithashtu punonjësve të bashkisë që të heqin TikTok nga telefonat e tyre të punës.

Belgjika

Më 10 mars, Belgjika njoftoi se po ndalonte TikTok nga pajisjet në pronësi ose të paguara nga qeveria federale e Belgjikës për të paktën gjashtë muaj, duke përmendur shqetësimet për sigurinë kibernetike, privatësinë dhe dezinformimin.

Kryeministri Alexander de Croo tha se ndalimi bazohej në paralajmërimet nga shërbimi i sigurisë shtetërore dhe qendra e tij e sigurisë kibernetike, e cila tha se aplikacioni mund të mbledhë të dhënat e përdoruesve dhe të modifikojë algoritmet për të manipuluar burimin dhe përmbajtjen e tij të lajmeve.

Duke iu përgjigjur njoftimit të Belgjikës, TikTok tha se ishte “i zhgënjyer nga ky pezullim, i cili bazohet në keqinformatat bazë për kompaninë tonë”, duke shtuar se ata ishin “të gatshëm për t’u takuar me zyrtarët për të trajtuar  çdo shqetësim dhe keqkuptim”.

Danimarka

Më 6 mars, Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës njoftoi se do të “ndalojë përdorimin e aplikacionit në njësitë zyrtare” si një masë sigurie kibernetike.

Në një deklaratë, ministria tha se Qendra për Sigurinë Kibernetike e vendit skandinav – e cila është pjesë e shërbimit të inteligjencës së jashtme të Danimarkës – kishte vlerësuar se ekzistonte rreziku i spiunazhit.

Ministria tha se punonjësve “u kërkohet të çinstalojnë TikTok në telefonat e shërbimit dhe pajisjet e tjera zyrtare sa më shpejt të jetë e mundur nëse ata e kanë instaluar më parë”.

Shtetet e Bashkuara

Më 13 mars, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me shumicë dërrmuese një projekt-ligj që kërkon që kompania mëmë me bazë në Pekin të TikTok të largohet nga platforma ose të përballet me një ndalim mbarëkombëtar.

Më shumë se gjysma e 50 shteteve amerikane e kanë ndaluar tashmë TikTok nga pajisjet qeveritare për shqetësimet e sigurisë së të dhënave, me qeverinë amerikane që u jep agjencive deri në fund të marsit që të fshijnë aplikacionin nga pajisjet dhe sistemet federale.

Si FBI ashtu edhe Komisioni Federal i Komunikimeve kanë paralajmëruar se ByteDance mund të ndajë të dhënat e përdoruesve të TikTok me qeverinë autoritare të Kinës.

Ekziston gjithashtu shqetësim për përmbajtjen e TikTok dhe nëse ajo dëmton shëndetin mendor të adoleshentëve. Studiuesit nga Qendra jofitimprurëse për Kundër Urrejtjes Dixhitale thanë në një raport në dhjetor se përmbajtja e çrregullimeve të të ngrënit në platformë kishte grumbulluar 13.2 miliardë shikime.

Rreth dy të tretat e adoleshentëve amerikanë përdorin TikTok, sipas Qendrës Kërkimore Peë dhe aplikacioni krenohet me 170 milionë përdorues në të gjithë vendin.

Kanadaja

Pas lëvizjes së SHBA-së, Kanadaja njoftoi më 28 shkurt se po ndalonte TikTok nga të gjitha pajisjet e lëshuara nga qeveria, duke thënë se aplikacioni paraqet një rrezik “të papranueshëm” për privatësinë dhe sigurinë.

Zelanda e Re

Më 17 mars, Zelanda e Re njoftoi se TikTok do të ndalohej nga telefonat e ligjvënësve të qeverisë në fund të muajit.

India

Në vitin 2020, India vendosi një ndalim për TikTok dhe dhjetëra aplikacione të tjera kineze, duke përfshirë aplikacionin e mesazheve ËeChat, për shqetësimet e privatësisë dhe sigurisë. Ndalimi erdhi menjëherë pasi një përleshje midis trupave indiane dhe kineze në një kufi të diskutueshëm të Himalajeve vrau 20 ushtarë indianë dhe plagosi dhjetëra.

Tajvani

Në dhjetor 2022, Tajvani vendosi një ndalim të sektorit publik për TikTok pasi FBI paralajmëroi se TikTok përbënte një rrezik për sigurinë kombëtare.

Pakistani

Autoritetet pakistaneze kanë ndaluar përkohësisht TikTok të paktën katër herë që nga tetori 2020, duke përmendur shqetësimet se aplikacioni promovon përmbajtje imorale.

Afganistani

Udhëheqja talebane e Afganistanit ndaloi TikTok dhe lojën PUBG në vitin 2022 me arsyetimin e mbrojtjes së të rinjve nga “mashtrimi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN