MENU
klinika

Pas suksesit me Oscar

Cillian Murphy tani bëhet imazh i Versace-s

15.03.2024 - 11:55

Shtëpia italiane e modës Versace ka zgjedhur Cillian Murphy si imazhin e ri. “Jam e kënaqur që Cillian tani është pjesë e familjes Versace”, tha drejtoresha artistike Donatella Versace në një deklaratë.

“Ai është një aktor i jashtëzakonshëm dhe çmimi tij në Oscar është absolutisht i merituar”, tha ajo duke shtuar se ai është një aktor mjaft tërheqës në ekran.

Përtej Oscars, ylli i Peaky Blinders ka dëshmuar se ka shumë stil edhe në veshje, edhe pse është vetëm 1.72 m i gjatë.

Aktori irlandez, i cili luajti në filmin Oppenheimer, do të kryesojë fushatën e re të modës, ku do të shihet duke veshur pjesë nga koleksioni i ri i Versace për meshkuj. Bashkëpunimi me markën vjen pasi aktori i njohur zgjodhi të vishej me një kostum të zi të realizuar nga marka e njohur në natën e çmimeve Oscar aty ku edhe mori çmimin e aktorit më të mirë.

E planifikuar të nisë më 3 Prill, kjo do të jetë fushata e parë e Murphy për kompaninë italiane të modës luksoze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk kishte si të ndodhte ndryshe

Cillian Murphy triumfon në çmimet SAG


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain

Aktorja zbulon se ku e mori propozimin për martesë

Rrëfimi i rrallë i Olta Gixharit për njohjen me partnerin