MENU
klinika

Kryeson "Oppenheimer"

“OSCARS 2024” Nominimet janë zyrtarisht “mes nesh”!

24.01.2024 - 13:03

“Akademia e Artit dhe Shkencës së Kinematografisë”, organizata përgjegjëse për zhvillimin e ndarjes së çmimeve “Academy Awards”, ndryshe njohur si “The Oscars” ka shpallur nominimet për edicionin e 96-të të eventit ditën e sotme, 23 Janar, 2024. Të nominuarit do të kenë kohë deri më datën 5 Mars ( data e supozuar për mbylljen e votimit për zgjedhjen e fituesve ) për të lobuar fort mbi nominimin e tyre nëpërmjet fushatave të ndryshme publicistike, angazhimit masiv me organizatën dhe aktivitetet e saj, gjithashtu dhe me “peshkimin” e kolegëve, të cilët janë anëtar të Akademisë dhe kanë të drejtë vote.

Nominimet nuk është se krijuan ndonjë habi të madhe, pasi zakonisht emrat e lakuar për çmimet “Oscar” janë po të njëjtët me ato të “Golden Globes” apo “Critic’s Choice”, eventet prestigjoze që çelin sezonin e ndarjeve të çmimeve në Hollywood, i cili përfundon pikërisht, këtë vit mbrëmjen e 10 Mars-it, me natën gala të çmimeve “Oscar”.

Kategoritë kryesore si “Aktori/Aktorja më i/e mirë në Rol Kryesor” dhe “Aktori/Aktorja më i/e mirë në Rol Dytësor” u plotësuan nga këta artistë:

“Aktori më i mirë në Rol Kryesor”:

– Paul Giamatti
Me “The Holdovers”

– Bradley Cooper
Me “Maestro”

– Colman Domingo
Me “Rustin”

– Cillian Murphy
Me “Oppenheimer”

– Jeffrey Wright
Me “American Fiction”

“Aktorja më e mirë në Rol Kryesor”:

– Emma Stone
Me “Poor Things”

– Lily Gladstone
Me “Killers of the Flower Moon”

– Annette Bening
Me “Nyad”

– Carey Mulligan
Me “Maestro”

– Sandra Hüller
Me “Anatomy of a Fall”

“Aktori më i mire në Rol Dytësor”:

– Mark Ruffalo
Me “Poor Things”

– Robert De Niro
Me “Killers of the Flower Moon”

– Robert Downey Jr.
Me “Oppenheimer”

– Sterling K. Brown
Me “American Fiction”

– Ryan Gosling
Me “Barbie”

“Aktorja më e mire në Rol Dytësor”:

– America Ferrera
Me “Barbie”

– Danielle Brooks
Me “The Color Purple”

– Da’Vine Joy Randolph
Me “The Holdovers”

– Emily Blunt
Me “Oppenheimer”

– Jodie Foster
Me “Nyad”

Kategoritë e “Regjisorit më të mire” dhe “Filmi më i mirë” ( “Best Picture” ) mbanin këto emra e tituj:

“Regjisori më i mirë”:

– Justine Triet
Anatomy of a Fall

– Martin Scorsese
Killers of the Flower Moon

– Yorgos Lanthimos
Poor Things

– Christopher Nolan
Oppenheimer

– Jonathan Glazer
The Zone of Interest

“Filmi më i mirë”:

– “American Fiction”
– “Anatomy of a Fall”
– “Barbie”
– “The Holdovers”
– “Killers of the Flower Moon”
– “Maestro”
– “Oppenheimer”
– “Past Lives”
– “Poor Things”
– “The Zone of Interest”

Gjithashtu një kategori tjetër me rëndësi është dhe ajo për “Kënga më e mire Origjinale” ( “Best Original Song” )

“Kënga më e mirë Origjinale”:

– “The Fire Inside” – “Flamin’ Hot”
– “I’m Just Ken” – “Barbie”
– “It Never Went Away” – “American Symphony”
– “Wahzhazhe (A Song For My People)” – “Killers of the Flower Moon”
– “What Was I Made For?” – “Barbie”

Por sigurisht që nominimet patën surprizat e tyre, gjithmonë ka nga ata që nuk përfshihen pa çka se hamendësimi është i tillë, ashtu si dhe ka nga ato emra, që bëhen pjesë e i bëjnë të gjithë të thonë: “Si ka mundësi?”; si rasti i America Ferrara, e cila është nominuar për performancën e saj në hitin “Barbie”, ndërsa aktorja kryesore, “Barbie” vetë, Margot Robbie nuk arriti të nominohej në kategorinë “Aktorja më e mirë në Rol Kryesor”, pavarësisht nominimit të saj në organizimet e tjera vlerësuese dhe zhurmës mediatike që performanca e saj pati. Gjithashtu, njejtë si Robbie, Greta Gerwig, regjisorja e “Barbie”-it, nuk u nominua për punën e saj në kategorinë “Regjisori më i mirë”, ndodhi kjo, e cila ka shokuar një numër të madh entuziastësh të kinematografisë, të cilët e shpallën “Barbie”-n si: “Prodhimi Kinematografik Hit” i 2023-shit. Greta Lee me performancën e saj në “Past Lives” gjithashtu nuk u bë pjesë e kategorisë se Robbie-t, një tjetër “zhgënjim” ky nga Akademia. Kjo “indie” e dashur ( e cila me meritë u nominua për “Filmin më të mire” ) jeton dhe vdes nga emocionet e rrëmbyeshme nën sipërfaqen e interpretueses kryesore Greta Lee.

Se kush do të vlerësohet siç duhet dhe të triumfojë në edicionin e 96-të të ndarjes së çmimeve “Oscar” do ta shohim në 10 Mars. Pa harruar këtu dhe entuziazmin për “Tapetin e Kuq” live nga “Dolby Theatre”.

Margot Robbie “Barbie”, Greta Gerwig “Barbie”, Greta Lee “Past Lives”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkon që Zelensky të jetë i pranishëm

Aktori i njohur bën thirrje për bojkot të “Oscar 2022”