MENU
klinika

"Berisha boll sulmoi SPAK-un"

Dashamir Shehi: Bardhit ka filluar t’i duket vetja si Papa, por nuk është politikan!

13.03.2024 - 22:46

I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të pashoq” në kanalin e Pamfletit në YouTube është kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Përballë gazetares Edjona Dervishi, ai ka komentuar paktin e ditëve të fundit të arritur mes grupit të Sali Berishës dhe Edi Ramës. Shehi vijon të jetë i qëndrimit se Berisha e ka mbyllur ciklin, teksa kritik është edhe ndaj Bardhit.

Shehi kërkoi të marrin fund sulmet ndaj SPAK, teksa për Bardhin tha se ai nuk është politikan. Sipas tij, Bardhi ka vetëm dy mandate deputet dhe nuk duhet të hiqet sikur është Papa.

-Ju keni pasur një mendim ndryshe mbi aksionin opozitar…

Ç’ është ky aksion politik. Dil nga Parlamenti. Ne i kemi dhënë shanse Ramës të aprovojë ligje korruptive. Nuk u diskutua as buxheti. As pakti me Italinë. Ed Ramës i shërben kjo. Popullit nuk i shërben. Kjo teza e daljes nga Parlamenti e provuam.

-Komisionet hetimor nuk i lejuan.

E drejtë, por nuk mbrohet duke ikur nga Parlamenti. Kjo bëhet duke hyrë. Parlamenti është për të folur. Për të denoncuar qeverinë. Ne jemi minorancë.

-Ata votojnë çdo gjë…

Po janë shumicë. Ata atë punë kanë. Por opozita duhet të jetë aty për alternativë, për të kritika. Por nuk mund të dalësh nga Parlamenti. Edhe po të jesh në Parlament nuk të ndalon dot të bësh revoltë në bulevard.

-Si ju duk protesta…

Nuk ishte keq, nuk ishte shumë por mirë ishte.

-Kaosit po i vjen fundi, po bëhen negociata të fshehta socialistë e demokratë.

Shumë mir që i vjen fundi. Se si i bëjnë negociatat nuk e di. Ne patëm një takim në Kryesinë e Kuvendit dhe aty nuk u ra dakord. U ngritën të njëjtat pretendime. Dhe kanë mendur se edhe këto dy herë u bojkotua Kuvendi nuk kanë për ta rritur gjë.

-Janë të mira negociatat?

Më mirë të negociojmë sesa të vijojmë kështu.

-Por thonë se janë pazare.

Në politikë ka pasur gjithmonë negociata. Emri është që atë që bëjnë, ta bëjnë transprente. Unë ja u kam thënë dhe përballë.

-Nëse ju kujtohet, Rama thoshte s’kemi punë me non gratën. Ndërkohë tani me këta po negocion.

Le të ulet. Nuk jam kundër. Unë kam kërkuar të hyjmë në Parlament. Nëse këta që negociojnë për një rezultat të futen në Parlament, jam dakord. Po vijnë te teza ime se kanë muaj që humbasin energji kot. Se duhet të mbajnë një pozicion konstruktiv duan apo jo të hyjnë. Pyete se pse nuk ju bashkova konfederatës, arsyeja është se kam 4 pika: E para të hyjmë në Parlament. E dyta të ndryshojmë sistemin zgjedhor dhe këta nuk duan ta ndryshojnë. Këta nuk kanë vullnet se nga ky ligj fitojnë dy partitë e mëdha. Nuk duan të hapin listat; te pika e tretë, është sistemi i drejtësisë. Unë jam që ta lëmë të qetë drejtësinë. Ta lëmë të qetë në punën e vet. Jam ta kritikojmë te ata që janë difekte të mëdha. Defekti nuk është SPAK. Se kanë nisur e shajnë SPAK. Sistemi i drejtësisë nuk ka arritur gjë se janë 30 mijë doje të Gjykata e Lartë. Se ka mijëra dosje në Apel. Siç ka gjykata që nuk kanë gjykatës. Këto janë defekte. Nuk merret me raste individuale se unë s’jam as prokuror e as gjykatës e as avokat. SPAK në fund të fundit ka në dorë 20 a 30 dosje. Të merremi me çështjet e mëdha që ka nevojë për ndërhyrje politike. Mundet që ndoshta që mos jetë kështu siç thuhet për Berishën. Të merremi me ato raste që prekin qytetarët. Pse nuk merret me këtë opozita. Ky është halli që janë futur 3 vetë nga opozita? Pse për këtë u bë për tu mrarë me Beqejn e të tjerët. Por kur SPAK merret me ata të PS dhe ne presim që ti fusin ata brenda se kemi përfitimin politik, po e njëjta organizatë është kjo, është organizatë terroriste në atë rast? Pika e katërt është raporti me ndërkombëtarët. Pse ore do vijojmë që ne t’ia bëjmë peshqesh Europën dhe Amerikën Edi Ramës.

-Ju e keni hallin te non grata?

Po jo vetëm non gara se aksioni opozitar bëhet duke u marrë me të huajt. Nuk na i kanë fajin të huajt. Edhe nëse Rama përkëdhelet nga të huajt e ka nga opozita. Ky është realiteti.

-Çfarë mendimi keni për Gaz Bardhin si politikan?

Së pari Gaz Bardhi që ta kesh të qartë duhet të bëhet politikan e pastaj do e gjykojmë. Nuk e di se çfarë politike ka bërë. Se kjo fjalë është konsumuar shumë. Çfarë ka bërë? Ka qenë në qeverisje? Po Bardhi dy mandate ka? Ti më pyet mua për atë? Ai duhet të provohet. Unë s’jam kundër, por duhet provuar. Por nuk mud të them se ky është Papa jonë dhe në çliron Shqipërinë. Se nuk kam parë asgjë të ndriçuar. Kam parë që kur ishte me Bashën shante grupin e Berishës.  Tani që është me Berishën shan Bashën.