MENU
klinika

“Është një goditje politike”

Dënimi me dy vite burg i Fredi Belerit, Fatos Lubonja shtron disa hipoteza

07.03.2024 - 22:40

Analisti Fatos Lubonja thotë se dënimi me dy vite burg i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit është një goditje politik.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lubonja thekson se ky është akti shkeljes së të drejtave të njeriut.

Lubonja shtron edhe disa hipoteza: “A kemi të bëjmë një hall më të madh sesa halli i burgosjes së Belerit, cili është ky hall i madh? Ndoshta mund të jetë një humbje e sensit të realitetit. Edhe shokut Enver kështu i dukej sikur udhëhiqte gjithë Evropën. Është ajo çështja e detit, që mund të hyjë këtu”.

Fatos Lubonja: E kemi diskutuar shpesh herë këtë. Për mua nuk ka asnjë dyshim, kjo është një goditje politike. Ajo që vras mendjen sot është se nga vjen ky guxim për të shkelur ligje. Mirë më shqiptarët, por edhe me shtetin grek që ka një lloj mundësie dhe autoriteti për të të bërë dëm.

Kam një dy tre hipoteza dhe nuk i ndaj dot cila është e vërteta. A kemi të bëjmë me një hall më të madh sesa halli i burgosjes së Belerit, që krijon gjithë këto probleme dhe cili është ky hall i madh? Cfarë dëmi mund ti bënte Beleri me ata oligarkët që kanë grabitur pronat?! Ndoshta mund të jetë një humbje e sensit të realitetit. Edhe këto ndodhin kur rri gjatë në pushtet e humb sensin e realitetit dhe të duket vetja shumë i fuqishëm. Edhe shokut Enver kështu i dukej vetja, sikur udhëhiqte gjithë Evropën. Është ajo çështja e detit, që ndoshta hyn dhe ajo këtu. Të gjitha këto janë hipoteza. Por që akti është shkelje e të drejtave të njeriut, kjo s’ka diskutim fare

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Më ndoqën si Sigurimi dikur! Rasti im, si i Haklajt dhe Frrokut"

Beleri flet për “Kathimerini”, mban versionin e Berishës