MENU
klinika

Publikohen pamjet që i nxorën zbuluar

Digjen 2 automjete gjatë natës në Korçë, shoqërohen 4 adoleshentë

19.03.2024 - 10:44

Policia ka publikuar momentin kur 4 të rinj i vënë flakën një makine tip “Benz” në Korçë.  Pak më herët, Policia njoftoi se ata janë arrestuar. Ndërkohë të rinjtë të moshave, 16, 17 e 18 vjeç kanë shkrumbuar edhe një makinë tjetër.  Në një prononcim për gazetarët është shprehur gjyshja e njërit prej djemve të cilit iu dogj makina orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Na lajmëroi komshija, u ngrit për fëmijën e na tha. Kur shikon, shpejt tha se zjarri. U ngrit djali pastaj, nipi një të nisur me vrap. Ky kishte bërë ca llafe me djem, siç bëjnë këta. E kishin lyer të gjithën me benzinë. E mori komshija në telefon, shpejt se po të digjet makina”, tha ajo.

Motivi? Dyshohet një konflikt i para dy javëve mes të rinjve.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Dogjën me zjarr 2 automjete, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia identifikon dhe shoqëron 4 autorët e dyshuar të ngjarjes. Më datë 19.03.2024, rreth orës 02:00, në lagjet nr. 4 dhe 14, Korçë, ka rënë zjarr në automjetet e shtetasve G. C., dhe J. G., ku si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore u identifikuan autorët e dyshuar të ngjarjes. Konkretisht shtetasi K. Sh., 18 vjeç; dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të kenë djegur automjetet pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur rreth dy javë më parë, me pronarët e automjeteve G. C. dhe J. G. Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar 4 autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale.