MENU
klinika

Lehtësoni dhimbjet, vendosni një top në lavatriçe

Disa truke që nuk i dinit për letrën e aluminit

15.03.2024 - 11:18

Letra e aluminit mund të shërbejë për disa funksione në jetën e përditshëm, si psh të ruaj ushqimin, ndihmon në larje, hekurosje etj.
Por ka edhe disa mënyra të tjera që ndoshta nuk i dinit, se përse mund të shërbejë tjetër ky produkt.

Lehtëson dhimbjet

Lidhur me këtë përdorim të supozuar të letrës së aluminit, ka mendime kontradiktore. Së pari, siç u përmend më parë, ekspozimi kronik ndaj aluminit (për shembull, kur e përdorim për gatim ose kur është i pranishëm në përbërjen e ujit të pijshëm) shkakton reaksione inflamatore në tru . Kjo deklaratë konfirmohet nga një studim i publikuar në Journal of Neuroscience Research .

Megjithatë, ka nga ata që thonë se disa përdorime të letrës së aluminit mund të ndihmojnë në lehtësimin e llojeve të ndryshme të dhimbjeve. Kjo veti duhet të jetë për faktin se nxehtësia e gjeneruar në trup do të qëndronte në kontakt me lëkurën për më gjatë, falë pranisë së këtij materiali, i aftë për ta kapur dhe përçuar atë.
Mënyra si ta përdorni është: Merreni një pjesë të letrës së aluminit dhe mbuloni zonën që ju dhemb. Aplikoni një fashë mbi të dhe lëreni disa orë të veprojë. Më pas hiqni.

Hekurosni më shpejt

Nëse dëshironi të shkurtoni kohën që kaloni duke hekurosur dhe mbi të gjitha ta bëni atë në mënyrë perfektë, sugjerohet te shtroni letër alumini në tavolinën e hekurosjes së rrobave dhe ato do të hekurosen në të dyja anët njëkohësisht.

Largon elektricitetin statik në lavatriçe

Ndodh pothuajse gjithmonë që rrobat në lavatriçe pasi bëhet procesi i centrifugës ngjiten fort me njëra- tjetrën. Duke bërë tri topa të vegjël me letër alumini për t’i vendosur brenda në lavatriçe, ato do të eliminonin në masë të madhe ngarkesën elektrostatike gjatë larjes.

Mprehni gërshërët

Bazuar në shpeshtësinë dhe shtrirjen e përdorimit, ne e dimë mirë se gërshërët në mënyrë progresive priren të presin gjithnjë e më pak. Sidomos nëse i përdorim për të prerë pëlhurën ose flokët.
Prandaj, shumë njerëz rekomandojnë të merrni një copë letër alumini, paloseni në 3 shtresa dhe priteni me gërshërë. Ndërsa e preni, do të vini re se ato bëhen gjithnjë e më të mprehta.

Krijoni enë për kek

Nëse dëshironi të përgatisni ëmbëlsira në forma të ndryshme dhe nuk dëshironi të shpenzoni paratë duke blerë një kallëp që nuk do ta përdorni më kurrë, çfarë po prisni të krijoni një me letër alumini?
Vetëm kini kujdes ta bëni me një shtresë të dyfishtë fletësh për ta bërë më rezistente. Meqenëse alumini është një përcjellës i mirë i nxehtësisë, torta ose pandispanja do të jetë perfekte dhe në formën që preferoni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Me veti anti-plakje dhe pasur me vitaminë C

Zbuloni përfitimet nga përdorimi i trëndafilit të egër

Nuk bllokojnë enët e gjakut dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Cilat janë yndyrnat e shëndetshme për trupin tuaj