MENU
klinika

Eksperti tregon çfarë ndryshon nga 1 prilli

Çfarë do ndodhë në tetor me pensionet?

15.03.2024 - 12:12

Eksperti i Sigurimeve Shoqërore, Kujtim Hoxha ka treguar se kur do të rriten pensionet. Në një intervistë televizive, ai është shprehur se për të moshuarit, qeveria mund të ndjekë praktikat e vitit të kaluar. Ndryshimi sipas tij është që, ligji i sigurimeve shoqërore parashikon që çdo vit Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe qeveria duhet që të bëjë indeksimin e pensioneve me inflacionin dhe më para fillonte nga data 1 e janarit, tani ka ndryshuar kanë filluar në 1 prill. Pra edhe vjet në këtë periudhë u indeksuan pensionet. Nga ana tjetër, rritje pensionesh, sipas tij pritet të ketë edhe më 1 tetor, Pra sipas tij, ajo pjesa tjetër do vazhdojë që të merret pensioni me atë që është llogaritur në 1.10 2023, deri sa të dal vendimi për indeksimin e pensioneve. Eksperti gjithashtu ka treguar dhe kushtet që duhet që të plotësohen për pensionet e parakohshme

-Zoti Hoxha, sa i takon skemës së pensioneve dhe uljes së deficitit në skemë, kush mendon se kanë qenë faktorët që kanë ndikuar në rënien e skemës?

Kjo nuk është ashtu si propagandohet. Skema e sigurimeve shoqërore ka qenë deficite dhe FMN i ka dhënë detyrë qeverisë që të ndryshonte ligjin që gropa mes të ardhurave dhe shpenzimeve të plotësohej gradualisht. Doli ligji 104 në vitin 2014 që hyri në fuqi në vitin 2015, nga atëherë dhe deri më sot që flasim ne FMN para 3 muajve e ka parë shqetësuese skemën e sigurimeve shoqërore dhe i ka bërë thirrje qeverisë që të dal nga situata që nuk ka ndryshuar që nga 2013. Më rezulton më statistika që skema ka filluar dhe është rritur, nëse ka qenë 23 mijë deficiti në 1014 vazhdonte deri në 2018 që është 29 mijë e 36 milionë dhe vazhdon që të rritet.

-Për 2023 rezulton në 17 miliardë lekë, pra ka rënë?

I bie meqenëse ka rënë formaliteti dhe duke u ngushtuar diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve të vazhdojë kështu dhe barazohet, por nuk është kështu. Ajo që thuhet është se është rritur paga minimale dhe maksimale. Në lidhje me rritjen ajo ka një efekt, por rriten edhe pagesa e pensioneve, nëse është rritur më atë vlerë që ju thatë pensionet gjatë 3 viteve të fundit janë rritur jo mjaftueshëm. Të dalin në treg të shohin se si janë rritur çmimet. Po ti pyesësh qytetarët e ndjen këtë faktor. Ligji i sigurimeve shoqërore parashikon që çdo vit Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe qeveria duhet që të bëjë indeksimin e pensioneve me inflacionin dhe më para fillonte nga data 1 e janarit, tani ka ndryshuar kanë filluar në 1 prill. Kjo do të thotë se atyre i mohohet e drejta për 9 muajt e kaluar të vitit.

-Këtë vit kur pritet që të bëhet rritja?

Këtë vit parashikohet në 1.10 2024. Pra ajo pjesa tjetër do vazhdojë që të merret pensioni me atë që është llogaritur në 1.10 2023, deri sa të dal vendimi për indeksimin e pensioneve një efekt të madh kanë edhe koeficienti i indeksimit të bazës së vlerësueshme për ata që dalin këtë vit, duhet të dal koeficienti i indeksimit të pagave që parashikon inflacionin në vite, e fundit që llogariten pensionet është 10. 799. Shikohet edhe është e dukshme që çdo qytetarë e dallon vet që këtë vit dalin në pension në moshën 61 vjeç e 8 muaj. Që i bie më këtë rregull do dalin të gjitha ato që kanë lindur brenda viti 1962. Në analizat që kamë bërë unë dhe në raportet vjetore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në 2015 filloi dhe u hoq tavani, nëse më parë një pensionist do të merrte jo më shumë se 2 pensione minimale, sot ka ndryshuar dhe nuk ka kufi. Ne kemi hyr në lojë për të derdhur kontribute më një formulë të caktuar që është përcaktuar më parë, në 2015 ky rregull ka ndryshuar në mes të lojës, fillon i jep të drejtë një pjese që të marr këtë të drejtë me prapaveprim për vjetërsinë e punës dhe kontributet e cila ka një efekt të lartë, sidomos për kuadrot e lartë.

-Niveli i kontributeve bazuar në nivelin e pagës minimale dhe një page maksimale, ku sot paga minimale është 40 mijë lekë dhe paga maksimale është 176 mijë lekë, dimë që kontributet paguhen mbi bazë të pagës minimale, por edhe asaj maksimale, mendoni se duhet të hiqet pragu për kontributet?

Paga minimale kaplohet për të vetëpunësuarit në sektor privat, por ka edhe një numër të vogël në administratë si shoferë, pastruese që paguhen 40 mijë lekë, pjesa tjetër paguhet sipas kësaj pagë sipas kontratave të lidhura mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Deri në 176 mijë lekë aplikohet norma për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për pagat e tjera që janë mbi pagën minimale aplikohet tatimi mbi të ardhurave, llogaritet në masën 13 për qind të diferencës midis pagës minimale dhe deri në 130 mijë lekë. Pastaj fillon me 23 për qind pjesa tjetër. Për sigurime shëndetësore nuk ka kufi. K ardhur koha që ligji i sigurimeve shoqërore të mos bëhet me riparime, por të bëhet ligj i ri dhe të shihen faktorët që ndikojnë.

-Pra, ndër vite ka qenë një skemë e arnuar?

Po. Çdo nen ka ndërhyrjet e veta. Më e rënda është në pensionet e invaliditetet, pra kempet, e kufizon qytetarin për kontributet që ka dhënë më parë, nëse s’ka punuar vitet e fundit. Sepse thotë këto vitet e fundit ti s’ke kontribute dhe se përfiton edhe sikur të kesh punuar më parë. Që një ekonomi të jetë e shëndetshme do një raport të caktuar mes administratës dhe atyre që sjellin të ardhura. Sepse administrata është konsumator, pra me rritjen e pagave të tyre ke konsumuar dhjamin që ke mbledhur diku tjetër. Numri i numri i punonjësve është rritur, po shërbimi sepse shërbimi pretendohet në e-Albania.

-Aplikimi që bëhet në e-albania për pensionistët, e kanë të vështirë punën?

Për pensionistët është e pamundur dhe e vështirë. Ata sillen vërdallë sepse nuk kanë se ku të ankohen. Duhet koordinatori që merret me menaxhimin e skemës së sigurimeve shoqërore që atë që ia cakton ligji qytetarit ai ta marr. Kam shumë raste që më vijnë që duan shërbim nga ISSH dhe nuk dinë se ku të shkojnë. Puna është vështirësuar edhe më shumë sepse qytetarët në këtë moshë nuk e zotërojnë dot e-Albania, ose do ja japin familjarëve ose do shkojnë tek një person tjetër.

-Pensionet parakohshme, kush janë kushtet që duhet që të plotësohen?

Ata që duan të marrin pensin të parakohshme merret kur qytetari ka plotësuar disa kishte. Ka të drejtë që ta marr 3 vite më parë, por mund ta marr edhe 3 vite pa dy muaj, ose dy vite e gjysmë. por ka penalitete sepse i llogaritet pensioni që do dal në moshën që i përket atij. Një 62 vjeçar ka të drejtë të dal po të ketë plotësuar edhe 39 vite vjetërsi pune. Edhe femrave kështu llogaritet. Ai llogaritet sikur do dal në moshën që do dal. Problemi është se për çdo muaj që do e marr para kohe llogaritet 0.6 për qind, i ulet masa e pensionit e llogaritur, që në kushte normale penalizohet me 21, 6 për qind. Edhe kur të mbushet mosha, ai atë pension do të marr, nuk ndryshon. Është i përhershëm, do të marr atë masë përfitimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN