MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Faza e paramenopauzës, ç’të bëj për tensionin e lartë?

04.03.2024 - 08:36

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Mamaja ime po kalon periudhen e paramenopauzës. Ajo është 47 vjeçe dhe vetëm kur i vijnë menstruacionet, që domethënë një herë në muaj, asaj i ngrihet tensioni duke e shoqëruar me të vjella e marrje mendsh. Tensionin normal ajo e ka poshtë 12 me 8 dhe kur i rritet i shkon mbi 14 me 10. Ka bërë analiza dhe i del çdo gjë normale. Ju lutem çfarë më këshilloni. Jam në pritje të përgjigjes suaj. Faleminderit!

Mjeku: Instalimi i menopauzës kërkon kohë dhe ndryshime, nëpër të cilat trupi i gruas kalon me vështirësi pasi e gjejnë të lodhur nga vitet e kaluara, nga stresi, nga ndryshimet e mëdha organike dhe psikike.

Ndryshimet homonale janë graduale dhe kohëgjata, por që sjellin shumë probleme, ndryshimi i tensionit gjatë ardhjes së ciklit ka të bëjë është kompleks dhe sigurisht që ndikojnë këto ndryshime, imbalanca hormonale me deficit të prodhimit të progesteronit dhe mbetje të pakundërshtuar të estrogjenit.

Është e këshillueshme, rregullimi i mënyrës së jetesës, dietë e pasur me vitamina, lëngje dhe aktivitet fizik, përdorimi i produkteve të sojës, si dhe marrja shtesë e magnezit. Nëse nuk qetësohet atëherë duhet bërë konsultë e përbashkët me mjekun gjinekolog dhe mjekut kardiolog për vendosjen e një terapie të përbashkët.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN