Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, i ka quajtur “pakt të ndyrë Rama-Berisha” negociatat e fshehta mes përfaqësuesve të PS-së dhe ‘Rithemelimit’ për normalizimin e Parlamentit.
Deputetja Açka ka shkruar se mazhoranca ia hodhi Bashës në mirëbesim të plotë dhe Berishës në izolim të plotë.
Flutura Açka shkruan se ky është pakti i dytë mes kreut të qeverisë dhe ish-kryeministrit, pas atij në vitin 2008.
“Siç thotë Linkolni, iluzioni është një ngrehinë e bukur, por askush nuk dëshiron të banojë aty.
Demokratët dhe argatët e kësaj Shqipërie në vigjilje tē paktat të dyrë Rama-Berisha:
Diaspora? Lista të hapura? Veting politikanësh? Autoritet për SPAK-un?
Jo, faleminderit!
Pakti i parë Rama-Berisha, prill 2008
Pakti i dytë Rama-Berisha, prill 2024
Mbani shënim, do t’ju duhet kur t’ia vijë koha për t’u ankuar”, ka shkruar Açka.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla mblodhi krerët e grupeve parlamentare për zgjidhur ngërçin politik të krijuar në Kuvend.
Në takim ishin të pranishëm Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Dashamir Shehi dhe Mesila Doda, ku kryetarja e Kuvendit u ka kërkuar kryetareve të grupeve parlamentare që të gjejnë një zgjidhje për krizën parlamentare.