MENU
klinika

Ishte larguar nga banesa

Gjendet e pajetë në lumë e moshuara në Korçë

23.03.2024 - 12:53

Një 80-vjeçare është gjetur e pajetë ditën e sotme në lumin e fshatit Mborje në Korçë. Mësohet se e moshuara ishte larguar nga banesa ditën e djeshme.

Më tej në njoftimin e policisë bëhët me dije se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sipas policisë nga kontrolli i kryer në trupin e të moshuarës me inicialet L. Th. nuk ka konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i plotë:

Korçë/Informacion paraprak. Mëngjesin e sotëm, në lumin e fshatit Mborje, është gjetur pa jetë dhe pa shenja dhune shtetasja L. Th., rreth 80 vjeçe, banuese në Korçë. Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e djeshme. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.