MENU
klinika

Greqia kërkon ndryshimin e ligjit

Dendias: Kërcënohemi nga një vend që po shkon 100 milionë

09.03.2024 - 14:44

Greqia po konsideron përfshirjen e grave në shërbimin ushtarak. Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias tha se kjo Ministri po shqyrton aktivizimin e një ligji për regjistrimin e grave greke në ushtri
“Një shumicë dërrmuese e shoqërisë greke beson në një ushtri të qytetarëve, beson fuqimisht në qytetarin e armatosur” tha Dendias në një aktivitet të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Helenike për Ditën Ndërkombëtare të Gruas të premten.
Ai vuri në dukje se Greqia po lëviz në një kuadër gjeopolitik “ku përballemi me një kërcënim nga një vend që ka një avantazh të madh numerik në krahasim me ne dhe i cili nga mesi i shekullit do të afrohet ose do të kalojë 100 milionë banorë në krahasim me 11-12 milionët tanë. ” tha Dendias.

Ndaj, aritmetika e thjeshtë kërkon një ushtri të qytetarëve si dhe pikëpamja ideologjike se qytetarët e armatosur që mbrojnë vendin, shtëpinë dhe idealet, është ajo çfarë e ka veçuar helenizmin, që nga koha e themelimit të qytet-shteteve”, është shprehur ai në një takim me Shtabin e Përgjithshëm Kombëtar Helenik të Mbrojtjes, mbajtur me rastin e Ditës së Gruas.
Dendias tha se në javët e ardhshme ministria dhe udhëheqja e Forcave të Armatosura do të paraqesin disa mendime fillestare se si Greqia mund të shfrytëzojë kapitalin njerëzor të vendit, jo vetëm për oficerët, por edhe për rekrutë vullnetarë.