MENU
klinika

Njihet si modelja me lëkurë perfekte

Hailey Bieber tregon se vuan nga kjo sëmundje e lëkurës

29.03.2024 - 12:25

Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëherë, por edhe ajo shpesh përballet me probleme. Siç ka treguar në një video, ajo vuan nga dermatiti perioral që në moshën 19-vjeçare dhe periodikisht haset me këtë sëmundje të lëkurës.

Çfarë është dermatiti perioral? Kjo sëmundje shfaq skuqje e njolla të vogla rozë rreth zonës së gojës. Simptomat janë shumë të ngjashme me ato të rosacea. Hailey ngarkoi një video në TikTok ku flet për mënyrën se si shfaqet dermatiti tek ajo, si dhe çfarë bën për t’u kujdesur për të.

“Shkaktohet nga gjëra të ndryshme dhe zakonisht shfaqet në faqet e mia, rreth gojës sime ose ndonjëherë edhe poshtë syve. Disa gjëra që kam vënë re që e nxisin atë janë: të provosh një produkt të ri, një produkt që është shumë i ashpër, moti, disa kremra kundër diellit dhe përdorimi i maskës.” tha modelja.

Hailey sqaroi se për lëkurën e saj ajo preferon produkte anti-inflamatore super të buta që do të ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe nuk do të shkaktojnë ndezje të dermatitit. Ajo sygjeron në këto raste këshillimin me një dermatolog.