Moderatorja dhe aktorja e njohur Jonida Vokshi së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale.
Teksa u pyet nga moderatorja se a është ajo aktorja më e paguar e serialit “H.O.T”, Jonida u shpreh se nuk e din se sa paguhen aktorët e tjerë, duke mos treguar më shumë.
Përsa i përket rolit të saj në këtë saerial, aktorja tha se nuk mungojë as sherret dhe zënkat me Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën, ku shkak bëhen mendimet e kundërta dhe situatat e ndryshme.
Pjesë nga intervista:
Erjola Rusi: Është e vërtetë që je aktorja më e paguar në H.O.T?
Jonida: Nuk e di nëse është e vërtetë, sepse nuk e di sa janë paguar të tjerët
Erjola Rusi: Po me Ermal Mamaqin si shkon? Me kanë thënë që jeni zënë?
Jonida: Jo vetëm me Ermalin, në proces pune me kolegët edhe zihemi, për të mirë të procesit të punës. unë Ermalin e kam mik shumë të vjetër. Është një vëlla shumë i mirë për mu
Erjola Rusi: Me Elvana Gjatën, je zënë?
Jonida: Me Elvanën më së shumti. Zënkat me të janë që ndizen dhe shuhen shumë shpejt. Jemi të dyja shumë pasionante në shprehjen e mendimeve, në reagime dhe situata. Ne e dimë se kush e ka bërë gabimin.