Këngëtarja Jonida Maliqi ka treguar raportin e saj me aktorin e humorit, Romeo Veshaj pas ndarjes së tyre. Ajo është shprehur se ruajnë miqësi me njëri-tjetrin dhe se komunikojnë së bashku.
“Sigurisht që m’u bë shumë qejfi (kur Romeo tha që më ka dashur). Të dy e kemi deklaruar se të dy ruajmë miqësi, përshëndetemi më pyet se çfarë bëj me jetën, sikurse e pyes. Kam takuar së fundi prindërit e tij, po ashtu Borën e Donaldin në premierën e filmit”, ka rrëfyer Jonida Maliqi në një intervistë.
Jonida Maliqi tha se të dy e respektojnë dhe vlerësojnë kohën që kanë kaluar bashkë, si edhe i duket absurde që njerëzit çuditen nga miqësia që ata ruajnë me njëri-tjetrin.
“Me të gjithë ruaj raporte shumë të mira dhe më duket absurde që njerëzve u vjen çudi që ne ruajmë miqësinë, edhe pse të ndarë. Nuk kemi për të ndarë as toka, kemi qëndruar për sa kohë kemi dashur të qëndrojmë bashkë dhe e respektojmë dhe e vlerësojmë kohën që kemi kaluar me njëri-tjetrin. Deri këtu boll”, u shpreh artistja.
E pyetur nëse aktori mori famë nga lidhja që kishin bashkë, Jonida Maliqi tha: “Po ç’faj kishte Romeo që në periudhën që më ka takuar mua ishte në fillimet e karrierës së tij, nuk kishte këtë emër që ka sot. Unë e kisha emrin më të konsoliduar duke qenë më herët se ai në skenë. Kjo gjë ndodh në çdo lloj profesioni, nuk ka ndodhur vetëm mes nesh, ndodh edhe në botë.”