MENU
klinika

Kjo ofertë vlen vetëm për një profesion!

Ju tundon një pagë prej 150,000 funtesh në ‘ishujt skocezë’?

05.03.2024 - 18:27

Një nga vendet më të largëta në Mbretërinë e Bashkuar – ishujt Uist dhe Benbecula – po ofron pagë të majme për të tërhequr pesë mjekë të rinj për të jetuar dhe punuar atje.

Në ishullin e Rumit aty pranë, prindërit po kërkojnë një mësues të ri për pesë nxënësit e tij fillor dhe dy fëmijët e çerdhes – me një paketë me vlerë 68,000 funte (rreth 80 mijë euro).

Sipas mediave britanike, aplikantët më të suksesshëm për mjek do të marrin më shumë se 147,500 £ (rreth 172,000 euro) në vit, duke përfshirë “bonusin e ishullit të largët”, dhe do të marrin 41 ditë pushim.

Rekrutët do të marrin gjithashtu një “shpërblim” prej 10,000 £ të financuar nga qeveria skoceze pas dy vitesh shërbimi.

Dhe këto janë pjesë e përpjekjeve për të trajtuar një krizë rekrutimi në shumë shërbime rurale.

Por për banorët, këto janë më shumë se vetëm punë.

Bëhet fjalë për sjelljen e njerëzve të rinj për të jetuar dhe punuar në zemër të komuniteteve ishullore të Skocisë.

“Ne gjithmonë shikojmë se kush po vjen, personi dhe familja e tyre”, tha Gordon Jamieson, shefi ekzekutiv i NHS Western Isles.

Bazuar në Benbecula Medical Practice, NHS Western Isles po ofron një “normë të përmirësuar” 40% mbi një pagë tipike për të tërhequr një ekip të ri të shëndetësisë primare.

Ata do t’i shërbenin grupit të gjashtë ishujve “Outer Hebrides”, me një popullsi të përbashkët prej rreth 4700 njerëz.

Bordi shëndetësor tha se një nxitje e madhe ishte mundësia për të punuar në një nga “lokacionet më të bukura dhe idilike” të Mbretërisë së Bashkuar.

Jamieson tha se autoritetet shëndetësore të kësaj ane janë përballen me një “gamë të gjerë sfidash” mbi rekrutimin rural – me konsulentët, stafi i shëndetësisë primare dhe infermierët të gjithë nën presion.

Por ai beson se paga është një nxitje për të “jetuar, punuar dhe qëndruar këtu”.

Ai shton: “Ne duam një shërbim të qëndrueshëm dhe duam që njerëzit të jetojnë në komunitet për një kohë të gjatë”.

Ndërkohë, në Ishullin e Rum në “Inner Hibrides” ka një popullsi prej vetëm 40 personash – të gjithë jetojnë rreth fshatit Kinloch.

Shkolla fillore Rum ka një listë prej vetëm pesë nxënësve, nga mosha pesë deri në 11 vjeç, dhe dy fëmijë çerdhe të moshës tre dhe katër vjeç.

“Isle of Rum Community Trust” tha se ata shpresonin se këto do të tërhiqnin familje të reja dhe “ta bënin jetën e ishullit të përshtatshme”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A mund ta ndryshojnë vendet këtë?

Analiza nga “DW”: Evropa e pasur, po punon më pak!

120 gra të punësuara në fabrikat e këpucëve

Punëtorët nga Nepali zëvendësojnë të larguarit nga Bangladeshi