MENU
klinika

E konfirmojnë studimet

Kalimi i kohës me qenin tuaj redukton stresin dhe rrit përqendrimin

21.03.2024 - 08:09

Ndërsa qentë tashmë përdoren në spitale dhe shkolla për të lehtësuar stresin, një studim i ri tregon se çfarë ndodh në tru kur njerëzit ndërveprojnë me një qen.

Një ekip nga Universiteti Konkuk në Korenë e Jugut hulumtoi efektet e njerëzve që përfshihen në disa aktivitete me një qen duke përdorur një aparat (EEG), një test i përdorur për të matur aktivitetin elektrik në tru duke përdorur elektroda, te 30 të rritur.
Kishte tetë aktivitete gjithsej duke përfshirë lojën, dhënien e ëmbëlsirave, masazhimin ose fotografimin me të.
Ata publikuan gjetjet e tyre në revistën PLOS ONE.

Gjatë të gjitha aktiviteteve me qenin, pjesëmarrësit raportuan se ndiheshin më pak të lodhur dhe të dëshpëruar.
Ushqyerja, masazhimi dhe përqafimi i qenit çuan në një humor të përmirësuar me nivele më të ulëta të stresit.