MENU
klinika

Nga kujtimet për babain e ndjerë, te vëllai të cilin e takon pas shumë vitesh

Klodiana Shala, përjeton emocione të forta (Video)

11.03.2024 - 12:36

Sportistja e njohur shqiptare Klodiana Shala, përtej dukjes së saj si një grua e fortë, fshihet një ndjeshmëri që e bën të shpërthejë edhe në lot kur flitet për familjarë të saj.

E ftuar në një intervistë për “E Diell” në Top Channel, Klodiana ka përjetuar emocione të forta ku është surprizuar nga këngëtarja e famshme Soni Malaj, miq e familjar të tjerë e po ashtu ka takuar vëllain e saj pas shumë vitesh, i cili vjen një herë në 10 vjet. Madje siç shprehet sportistja vëllai i saj nuk mundi të ishte prezent as në largimin e babait të tyre nga kjo jetë.

“Klodi zemra ime e di që të mungon babi shumë dhe na mungon të dyve, prandaj doja të të kujtoja a e mban mend ka ndodh tre herë që babi më ka çuar mua dhe ty në plazh dhe babi rrinte në hije poshtë pishave dhe unë e ti vetëm laheshim edhe kaloi gjithë dita duke thënë babi ‘mos u digjni, ikni nga dielli’ ngaqë ai vet u digjte. Por gjithmonë e kishte figurën e babait, mendonte për ty e mua më shumë sesa për gjera të tjera”, është shprehur vëllai i Klodiana Shalës, duke e bërë sportisten të lotojë pa pushim.

Në vazhdimësi të bisedës asaj ju kujtua edhe një video e të atit të cilën nuk e kishte bërë kurrë publike, por që e dispononte vetëm ajo dhe vëllai i saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain