MENU
klinika

Negociatat e zhvilluara mes PS-së e PD-së

“Komisionet hetimore nuk e zgjidhin ngërçin”, Këlliçi: Kërkesat e opozitës janë të qarta

11.03.2024 - 22:58

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, duke folur lidhur me negociatat e zhvilluara mes PS e PD-së, ka thënë se kërkesat e opozitës janë të qarta.

Sipas tij, ngritja e komisioneve hetimore nuk e zgjidh ngërçin parlamentar dhe nuk ëshë një zgjidhje e mjaftueshme.
Këlliçi deklaroi se tashmë me ligjin e ri të komisioneve hetimore opozita i ka humbur disa nga atributet e saj, teksa shtoi se duhet zgjidhur dhe çështja e komisionit të reformës zgjedhore dhe bashkëkryetarit të saj.

“Në dijeninë time kërkesat tona nuk kanë ndryshuar, kryefjala mbeten komisionet hetimore dhe zgjidhja e ngërçit në komisionin e reformës zgjedhore. Nesër duhet të shohim qëndrimin. Zgjidhja është në dorën e mazhorancës. Nëse pranojnë të zbatojnë Kushtetutën jemi të gatshëm. Duhet të presim zhvillimet e mëtejshme. Vetëm 2 komisione hetimore nuk e zgjidhin ngërçin. Rama ndërroi ligjin për komisionet hetimore dhe tashmë normaliteti nuk mund të vendoset vetëm me dy komisione hetimore”, tha Këlliçi në një intervistë për A2 CNN.