Bashkia e Himarës është në një situatë të tensionuar, pas dorëheqjes dhe arrestimit të Jorgo Goros.
Në ambientet e Këshillit Bashkiak të Himarës u futën edhe qytetarët, të cilët kërkonin largimin e Blendi Klosit dhe Vangjel Tavos, prefekti i sapo zgjedhor i Vlorës.
Ndërkohë Këshilli Bashkiak i Himarës do të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Pervin Gjikuria apo Blerina Bala do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.
Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë votat para zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Pas dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur vakant dhe pa drejtues.