MENU
klinika

Ja si do të duket

Ky thuhet të jetë roboti më i shpejtë në botë dhe që ‘nuk do të lodhet kurrë’

07.03.2024 - 08:21

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë atë që po vlerësohet si “roboti humanoid më i shpejte.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai vjen nga Unitree Robotics, roboti H1 V3.0 Evolution i së cilës kompani “nuk do të lodhet kurrë duke vrapuar”.

Madje, startup-i kinez, i cili është i vendosur jashtë Shangait në Hangzhou, tani ka thyer Rekordin Botëror Guinness për robotin humanoid më të shpejtë me madhësi të plotë.

 

 

Firma thuhet se dëshiron t’i bëjë ata aq të zakonshëm dhe të përballueshëm sa pajisjet moderne si dronët dhe telefonat inteligjentë.

Kështu, Unitree që atëherë ka lëshuar një video të krijesës së tyre robotike e cila supozohet se ka arritur shpejtësinë e saj lineare të ecjes prej rreth 11,9 km/h.

Aty zbulohet gjithashtu roboti duke kërcyer në ajër, duke arritur lartësinë ekuivalente që do të arrinte një njeri.

Për më tepër, roboti theksohet se është gjithashtu i aftë të ecë lart e poshtë shkallëve.

Ndryshe, rekordi i mëparshëm i shpejtësisë për një robot të këtij lloji u arrit nga Atlas i Boston Dynamics, me aftësinë e tij për të lëvizur me rreth 9 km/h.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN