MENU
klinika

Reagon ish-banorja e BBV

Lidhja sekrete e Arta Kabashit me aktorin e njohur?

01.03.2024 - 12:24

Këngëtarja Arta Kabashi aludohet se është në një lidhje dashurie me aktorin Blerim Destani.

Ish-banorja e BBV3 kishte konfirmuar se ishte në një romancë, por nuk zbuloi identitetin e partnerit.

Arta Kabashi ishte shprehur se i dashuri i saj ishte personazh publik, por pa zbuluar më shumë detaje.

“Po ia kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur”, tha këngëtarja në Pardon My French.

Ndërsa theksoi: “Ajo që mund të them është se nuk është nga bota e muzikës”.

Por sipas, Revista Kosovarja, Arta Kabashi në një romancë me aktorin. Media kosovare raportohet se ata janë në një lidhje të qëndrueshme prej kohësh.

Por pas gjithë zhurmës në rrjet, këngëtarja ka përgënjeshtruar lajmin me anë të një postimi ne “Instagram”.

“Unë jam single dhe mos shpërndani lajme fake”, tha në reagim Kabashi duke mohuar të jet në një lidhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN