MENU
klinika

Asistohet nga Banka Botërore dhe Banka e Italisë

Modernizim i sistemit të pagesave edhe në Kosovë

14.03.2024 - 20:44

Banka Qendrore e Kosovës, ashtu si homologët në Ballkanin Perëndimor po përshpejton përpjekjet për modernizimin e sistemit të pagesave, si dhe për shërbimet financiare digjitale.

Së fundmi, Guvernatori Ahmet Ismaili është takuar me ekspertë të Korporatës Financiare Ndërkombëtare, pjesë e grupit të Bankës Botërore për të diskutuar rreth mundësisë se bashkëpunimit në projektin e ri rajonal për avancimin drejt Shërbimeve Financiare Digjitale (Digital Financial Services – DFS).

Guvernatori i BQK-së duke shprehur gatishmërinë për të nisur këtë projekt, duke theksuar rëndësinë e modernizimit dhe digjitalizimit si objektiv i rëndësishëm i Planit Strategjik të BQK-së. Po ashtu, Guvernatori Ismaili vuri në dukje synimin e BQK-së për të avancuar drejt anëtarësimit në SEPA (Single Euro Payments Area), me qëllim final të integrimit në sistemin TIPS (Target Instant Payment Settlement) të Eurozonës.

Në projektin për modernizimin e sistemit të pagesave, Banka Qendrore e Kosovës do të ketë asistencën teknike të Bankës Botërore dhe jo vetëm. Zv/guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Dardan Fusha, zhvilloi një takim me përfaqësues të Bankës së Italisë, si pjesë e misionit për mbështetjen e BQK-së në fushën e operacioneve me para të gatshme.

Banka e Italisë po mbështet BQK-në për avancimin e infrastrukturës ligjore dhe teknike, përfshirë planin për avancimin e luftimit të dukurisë së parave të falsifikuara dhe modernizimin e sistemit të pagesave dhe synimin për anëtarësimin në SEPA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk

“Dollari mund të bëhet i pavlefshëm…”