MENU
klinika

"Nuk më lejojnë të betohem!"

Fredi Beleri letër të hapur ambasadës së SHBA dhe BE

04.03.2024 - 17:56

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i është drejtuar me një letër të hapur ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës amerikane, ku thekson midis të tjerash prej 12 majit të vitit të shkuar ndodhet në paraburgim dhe prej atëherë nuk i lejohet të bëjë betimin.

Sipas tij, SPAK i ka vënë në dispozicion provat “që provojnë atë që unë kam deklaruar që ditën e arrestimit tim, që isha viktimë e veprimeve arbitrare të paligjshme të policisë, të ndikuara nga shprehjet e hapura ofenduese dhe fyese të Kryeministrit ndaj meje”, raporton News24.

Në letër, Beleri thekson se policia e vuri nën përgjim atë dhe stafin e tij për 5 ditë me radhë dhe duke qenë se nuk zbuluan veprime të kundraligjshme, sajuan dëshmitarë të rremë që deklaroi se “i kisha propozuar të blinte vota në emër tim”.

“Jam në burg, sepse policia dhe prokuroria Vlorë, falsifikuan dokumente që të vendosnin dëshmitarin e rremë në dy vende në të njëjtën kohë, të paktën tre herë, që të justifikonin arrestimin tim”, thekson ai.

Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë