MENU
klinika

"PDIU e ka bërë zgjedhjen…"

Në opozitë apo drejt qeverisë? Përgjigjet Shpëtim Idrizi

03.03.2024 - 13:51

PDIU votoi javën e kaluar marrëveshjen e qeverisë me Italinë për emigrantët, por as kjo, as votimi i pritshëm për amnistinë penale, nuk do të thonë se PDIU po bëhet gati të kalojë me qeverinë. Kryetari Shpëtim Idrizi konfirmoi në emisionin “Pa Censurë”, se ai i përkiste frontit opozitar.

“Rruga drejt integrimit kalon nga Roma, nga Berlini, nga Parisi, kalon nga Londra, Uashingtoni dhe jo nga Athina dhe Beleri. Thënë këtë, sigurisht që ne jemi në opozitë. Përkatësia e një partie politike ka të bëjë me faktin se ku rreshtohet në zgjedhje, votimet politike qe kanë të bëjnë me buxhetin, me qeverinë”.

Por a e ka marrë vendimin për të ardhmen Shpëtim Idrizi, se me cilin krah të politikës do të rreshtohet në zgjedhje? Shpëtim Idrizi ka një përgjigje, që lë gjithçka hapur.

“Është ende shpejt, shumë shpejt për ta thënë këtë gjë.”– u shpreh zoti Idrizi për emisionin “Pa Censurë”.

Por ajo që kreu i PDIU thotë me siguri të plotë është mohimi i ndonjë negociate aktuale me qeverinë.

“Jo, nuk kemi. Ka një arsye shumë të thjeshtë. Nuk kanë nevojë për njeri ata. I kanë mjaftueshëm votat, fuqitë”.

Megjithatë, ky qendrim nuk e pengon PDIU-në të marrë vendime ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës, duke u bërë pjesë e jetës parlamentare dhe duke votuar ligje si amnistia penale. Një nga argumentat që Idrizi ka është numri i madh i të burgosurve dhe kostoja e lartë e mbajtjes së tyre, 1360 euro në ditë për person.

“Në çdo rast që të vijë, ne do ta votojmë amnistinë”– tha Zoti Idrizi për emisionin “Pa Censurë”.

Por një kusht ekziston edhe për votën e deputetëve të PDIU-së. Varianti i fundit që ka shkuar në parlament amniston me ulje dënimi zyrtarët e dënuar nga Gjykata Antikorrupsion. Por kjo për PDIU-në është e papranueshme.

“Ata që përfshihen në suazën e GJKKO dhe SPAK nuk duhet të përfshihen në amnisti. Në parim ne duhet t’i lirojmë burgjet nga këta që janë për faje të lehta dhe të hapim vende për këta që janë subjekte të SPAK-ut. Mund të them se nëse flitet për një kusht për amnistinë, ky është kushti.”- tha Shpëtim Idrizi.

Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë