MENU
klinika

Fshati i beqarëve! Nuk shkon asnjë nuse!

Në Sarasel nuk ka rrugë, shkollë dhe shëndetësi

25.03.2024 - 14:41

Pa rrugë, pa shkollë, pa qendër shëndetësore dhe mjerim është Saraseli, një nga fshatrat më të thelle të bashkisë Gramsh.

I shtrirë gjeografikisht mes Gramshit dhe Beratit banorët e këtij fshati janë në kufijtë e mbijetesës. Nga 100 shtëpi që ka pasur dikur sot banorët numërohen me gishtat e dorës. Rrugët me baltë dhe me gropa e bëjnë këtë zonë të pa aksesueshme ku makina është një luks, dhe për të kaluar në këto rrugë i vetmi mjet transporti është mushka

Me e vështire është kur banoret kanë nevojë për ndihmë shëndetësore ku duhet të përdorin kafshët për të dalë në rrugën e asfaltuar e cila është shumë larg. Ndërsa për arsimim kanë mbetur vetëm tre fëmijë ku për t’a kujdesen dy mësues.

Në fshat nuk ka me dasma pasi të gjithë të rinjtë janë larguar dhe ata pak që kanë ngelur janë beqarë ne moshë të madhe pasi asnjë grua nuk pranon të shkoj nuse në këtë fshat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Corriere della sera" apelon për turizmin shqiptar

“Shqipëria ka thesare të vërteta natyrore”