Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet ditën e nesërme, pas dakordësisë së përfaqësuesve politikë, për rikthimin e normalitetit në jetën parlamentare.
Konferenca e Kryetarëve do të shqyrtojë ngritjen e dy komisioneve hetimore sipas dakordësisë së arritur që të rishihet objekti i ngritjes së tyre.
Opozita e cila ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhje pritet të dërgojë një tjetër këkresë për ngritjen e komisioneve hetimore, që do të përfshihet në rendin e ditës, pas dakordësisë së arritur mes palëve.
Gjatë ditës së hënë kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi ka zhvilluar takime me bashkëdrejtuesin socialist të reformës zgjedhore, kryetarin e komisionit të ligjeve si dhe me drejtuesen e Parlamentit, Lindita Nikolla, për të vendosur përfundimisht mbi kërkesat e negociuara të grupit parlamentar demokrat.
Kërkesa e Bardhit për të pasur bashkëdrejtuesin e reformës zgjedhore duket se nuk do të marrë zgjidhje, pasi mazhoranca mendon që nuk duhet të ketë më një komision të posaçëm për ligjin zgjedhor.