Qepët gjenden në shumicën e kuzhinave në mbarë botën. Sidomos në kuzhinën shqiptare. Ne hedhim qepë në sallatë, qepë në sufllaqe, qepë në çdo gjellë dhe sikur të mos mjaftonte, bëjmë edhe gjellë vetëm me qepë.
Janë të lira, jetojnë më gjatë dhe rriten gjatë gjithë vitit. Këto janë vetëm disa nga arsyet pse qepët janë të shumëpërdorshme.
Rreth 6.75 miliardë paund qepë prodhohen çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara. Prodhimi global arrin deri në 105 miliardë paund në vit.
Por a e dini se qepët mund të krijojnë shqetësime në shëndetin tuaj?
Po, qepa dhe të afërmit e saj (qepujka, qepujt dhe madje edhe hudhra) mund të shkaktojnë një gamë të gjerë simptomash, duke përfshirë shqetësimin gastrointestinal, migrenën dhe megjithëse më rrallë, shokun anafilaktik. E megjithatë qepët gjenden kudo. Konsumi në SHBA është rritur me 70% që nga viti 1982, sipas Shoqatës Kombëtare të Qepëve.
Ata që vuajnë nga Sindroma e Zorrës së Irrituar (IBS), nuk mund ta tresin mirë dhe kjo mund të shkaktojë fryrje ose diarre. Klinika e Cleveland vlerëson se 10% deri në 15% të të rriturve në SHBA kanë IBS, kështu që janë shumë njerëz që mund të kenë probleme me qepën dhe hudhrën.
Intoleranca ushqimore mund të shkaktojë migrenë, se lidhja zorrë-tru është e fortë. Ka receptorë shqisor në zorrët tona që do të dërgojnë sinjale në tru se ‘ka diçka që nuk shkon’.
Ndaj ka raste kur nuk ndihesh mirë pasi ke ngrënë dhe thua: Unë as nuk hëngra shumë, pse u rëndova kaq? Këtu fajin mund ta ketë qepa. Provoje njëherë të ndryshosh dietën ushqimore për 6 javë dhe t`i futni me kujdes një nga një sërish në dietën tuaj elementët e ndryshëm.