MENU
klinika

Mashtronin italianët

Pjesë e skemës edhe një efektiv policie, AMP nis hetimet për mashtrimin kompjuterik

26.03.2024 - 19:03

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të rastit të një call center, i cili ushtronte veprimtari të paligjshme duke mashtruar persona nga Italia për të investuar në bursë.

Hetimet e Agjencisë nisën pasi për këtë rast u ndalua një punonjës policie dhe tre personat tjerë, të dyshuar për mashtrim kompjuterik. Bashkë me ta, u shpallën në kërkim edhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre pronar i ambientit ku kryhej veprimtaria e kundërligjshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, janë sekuestruar dokumente, pajisje të ndryshme dhe disa njësi kompjuterike, në të cilat ishin të instaluara programe/aplikacione dhe lista emrash me numra italianë, të cilët kontaktoheshin nga disa operatorë, duke i mashtruar për investime në bursë, nëpërmjet të cilave arrinin të përfitonin vlera monetare të konsiderueshme, që variojnë nga 500 deri në 30.000 euro.

Hetimet vijojnë për identifikimin e plotë të të gjithë personave të përfshirë në këtë veprimtari dhe dokumentimin me prova ligjore të veprave penale, ku dyshohet se ata janë të përfshirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN