MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Po bëj disa ditë që e kam gjuhën të bardhë. Është myk?

22.03.2024 - 08:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje kam disa dite qe e kam gjuhën të bardh. Është myk?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Një nga mënyrat natyrale për të luftuar mykun në gojë është soda e bukës: Ky është një ilaç shumë efektiv në shtëpi për mykon në gojë. Gjithashtu mund të ndihmojë në ruajtjen e niveleve të mirë të pH në gojën tuaj duke neutralizuar acidet. Ju duhet të përzieni 1-2 lugë çaji aplikojeni këtë kurë natyrale në zonën tuaj, brenda në gjuhën tuaj. Tjetër ingredient është kripa: Ky është trajtimi më i mirë natyral që mund të përdorni për trajtimin mykut oral. Në një gotë me ujë të ngrohtë ju duhet të përzieni ½ deri në një lugë çaji kripë. Duhet ta përdorni këtë kurë natyrale për të bërë gargarë dhe pastaj duhet të pështyni. Nëse simptomat vazhdojnë bëni një vizitë më specifike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN