MENU
klinika

Ja çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët

Problemet e shëndetit mendor, Reli: Vizitat janë dyfishuar në 5 vitet e fundit

11.03.2024 - 20:04

Problemet e shëndetit mendor kanë gjetur përhapje të madhe në Shqipëri, ndërsa nga viti në vit numri i pacientëve po rritet.
Sipas mjekëve psikiatër, numri i pacientëve në 5 vitet e fundit është dyfishuar.

“Për shkak të vetë kohës që është e ngarkuar kemi shtim të rasteve. Po të flasim për 5 vite më parë duke mos harruar dy trauma të mëdha, tërmeti dhe covid pa frikë janë dyfishuar vizitat”, tha Arjana Reli, psikiatre.

Fatmirësisht, edhe në Shqipëri shëndeti mendor nuk është më tabu dhe personat që paraqesin problematika, kërkojnë edhe ndihmë e trajtime.

Por çfarë po i shqetëson më shumë shqiptarët që shkojnë tek psikiatri?

“Vazhdon të kryesojë gjendja e ankthit me çrregullime karakteristike të gjumit, të humorit, përqendrimit, apo ankesa të tjera si marramendja, humbje të oreksit, po haset në gjitha moshat me predominim moshën aktive të rinjtë”, u shpreh psikiatrja.

Edhe pse trendi i viteve të fundit për të përdorur masivisht dhe pa recetë mjekësorë medikamente qetësues ka ndryshuar, sërish ato janë në krye të listës së barnave më të shitura.

“Vetë popullata është e informuar dhe e frikësuar për medikamentet që krijojnë varësi për të mos shkuar dhe mos e marr dhe pastaj, është barriera e farmacistëve për ti dhënë, por këto medikamente kryesojnë shitjet”, tha psikiatria Reli.