MENU
klinika

Shkaktuan kaos dhe u përplasën me Gardën

PS kërkon përjashtimin e tre deputetëve të “Rithemelimit”

05.03.2024 - 17:52

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin e tre deputetëve të PD së Rithemelimit, të cilët një ditë më parë në seancën parlamentare bllokuan punimet.

Mësohet se është kërkuar marrja e masës disiplinore për tre deputetë, Flamur Nokën, Bledjon Nallbatin dhe Saimir Korreshin.

Seanca e djeshme parlamentare zgjati vetëm 7 minuta. Ndërkohë një moment tensioni në Kuvend ishte ai, kur Flamur Noka është përleshur me gardistët, ndërkohë që ka tentuar të bllokojë fjalimin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj.

Pas tensioneve, kryetarja e Kuvendit njoftoi mbylljen e seancës.

Ndërkohë Sekretariati i Etikës do të mblidhet nesër në orën 13:00 për të marrë vendimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensione dhe përplasje në Kuvend

Çfarë nuk u pa nga 7 minuta seancë parlamentare