MENU
klinika

Arsyeja

Rama cakton 15 marsin ditë pushimi, ja kush përfiton

13.03.2024 - 22:14

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “X” njofton se data 15 mars do të jetë ditë pushimi.

Dita e pushimit përkon pas ‘Ditës së Verës’, ku përfitues do të jenë punonjësit e administratës.

“Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës”, shkruan Rama.